Liverpooli në vështirësi përballë Brightonit në ndeshjen e javës së 18-të të Premier League-s, në “Amex Stadium”. Pjesa e parë u mbyll pa gola por ekuilibri në rezultat u prish sapi nisi fraksioni i dytë.
Një pasiguri e mbrojtjes së “The Reds” në qarkullimin e topit i dha mundësi skuadrës vendëse të zhbllokonte rezultatin me March, i asistuar nga Mitoma, 1-0.
Vetëm shtatë minuta më vonë, i njëjti autor realizon të dytin, mbrojtja e të kuqve, katastrofë.
Vjen goli i tretë, që mbyll përfundimisht sfidën. Welbeck kryen një veprim të zgjuar dhe pasi kalon mbrojtësin, mposht edhe portierin e Liverpoolit, 3-0,
Ekipi i Jurgen Klopp në krizë të thellë, duke u renditur në vendin 8-të e me vetëm 28 pikë.
— fjalafootball (@fjalafootball) January 14, 2023