Zbulohen dokumente të tjera të klasifikuara në shtëpinë e Joe Biden

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më shumë dokumente të klasifikuara nga administrata Obama u gjetën në rezidencën e Presidentit Joe Biden në Delaëare këtë javë, përveç dy rasteve të tjera që ishin zbuluar më pare, shkruajnë mediat e huaja.

Kjo e çon numrin total të grupeve të të dhënave të gjetura në tre: një numër i vogël në një zyrë në Uashington të përdorur nga Biden, një grup tjetër në garazhin e rezidencës së tij dhe gjashtë faqe në një dhomë ngjitur me garazhin, të zbuluara ditën e sotme.

 

Zbulimet kanë nisur gjatë javës së kaluar, duke filluar nga e hëna, e ndjekur nga e enjtja  dhe më pas ditën e sotme duke nxitur kritikët e Biden. Avokati i Shtëpisë së Bardhë, Richard Sauber, zbuloi dokumentet më të reja të enjten në një kuti të zbuluar fillimisht nga avokatët personalë të presidentit.

Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland njoftoi të enjten emërimin e Robert Hur për të shërbyer si këshilltar special për të shqyrtuar materialet e klasifikuara të gjetura në shtëpinë e Biden dhe në një zyrë që ai përdorte në Uashington. Administrata tani do t’i referojë pyetje specifike zyrës së këshilltarit të posaçëm lidhur me dokumentet e zbuluara.

Të fundit

Si ia doli Greqia të ringrihej nga gremina ekonomike

Në vitin 2011, Dimitra Plagkou përjetoi një nga momentet më të errëta të jetës së saj: e zhytur në...

Kujtim Gjuzi iu bashkohet banorëve të Thethit: Shyqyr deri tani s’ka gjak, ndryshe…

Disa banorë të Mirditës kanë shkuar drejt fshatit turistik të Thethit për t’u solidarizuar me banorët, të cilëve u janë shembur objektet pa leje...

Riaktivizohen vatrat e zjarrit në Mallakastër, mbi 100 hektarë të djegura

Vatrat e zjarrit në Drenovë të Mallakastrës janë riaktivizuar, duke shkaktuar dëme të mëdha në sipërfaqe të gjera me ullishte, drurë dhe shkurre. Sipas...

Aleksandër Nevski, “Cidi” i Rusisë mesjetare i lavdëruar nga carët, komunistët e Putini

Aleksandër Nevski (1221–1263), Princi i Madh i Novgorodit dhe Vladimirit, është i famshëm për fitoret e tij - më së shumti Beteja në Akull...

VIDEO/ Përmbytet metroja në New York, anulohen qindra fluturime

Shirat e rrëmbyeshëm që përfshinë Nju Jorkun dhe Nju Xhersin të hënën në mbrëmje, shkaktuan përmbytje që bllokuan linjat e metrosë, bllokuan automjetet dhe...

Lajme të tjera

Web TV