Deklarata e Jenrick kundër emigrantëve/ Begaj: Dështimet mos i fshihni pas shqiptarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Bajram Begaj ka bërë homazhe pranë vendvarrimit të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti në 555 vjetorin e vdekjes së tij. Ai është pritur nga kreu i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu dhe autoritetet e tjera vendore. Teksa theksoi rëndësinë e heroit tonë kombëtar, Begaj u ndal dhe te diskriminimi ndaj shqiptarëve.

Ai iu referua deklaratës së ministrit të emigracionit britanik, Robert Jenrick, teksa tha se ka zyrtarë të lartë që po mundohen të fshehin dështimet pas shqiptarëve. “Ne shqiptarët edhe sot 617 vjet pas lindjes së Kastriotit, duhet t’u kujtojmë disave historinë e vendit tonë dhe të Evropës. Kastrioti është heroi ynë kombëtar sepse ne jemi mirënjohës për luftën, suksesin dhe shembullin.

Por Gjergj Kastrioti ishte një shqiptar si të tjerë në mote e sot që kanë në dashurinë për këtë popull dhe dinë të arrijnë suksesin për veten e të tjerët. Këta shqiptarë janë këtu dhe atje ku ka zyrtarë të lartë që duhet të zgjidhin dëshpërimin e tyre ditor duke i rënë në qafë emrit të shqiptarëve.”, u shpreh ai.

Një ditë më parë, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka thirri në ministri dhe i dërëzoi ambasadorit britanik, Alastair King-Smith një notë verbale lidhur me deklaratat e ministrit të emigracionit britanik, Robert Jenrick. Sipas ministrisë, gjuha e përdorur cënon frymën e bashkëpunimit mes dy vendeve.

 

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV