Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Vrima e ozonit do të mbyllet brenda disa dekadash

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ne po shkojmë drejt “shërimit” të plotë të shtresës stratosferike të ozonit që na mbron nga rrezet UV: suksesi më i madh mjedisor ndonjëherë.

Përpjekjet ndërkombëtare për të riparuar vrimën e ozonit kanë funksionuar: shtresa e hollë e atmosferës që mbron Tokën nga rrezet ultravjollcë të diellit, duke thithur pjesën më të madhe të rrezatimit, është duke u shëruar dhe do të kthehet në nivelet optimale brenda disa dekadash. Lajmin e mirë e jep raporti i fundit i Kombeve të Bashkuara për gjendjen e ozonit stratosferik, një analizë e kryer çdo 4 vjet. Ndalimi i klorofluorokarbureve (CFC: kimikate që shkatërrojnë ozonin) i vendosur 36 vjet më parë ka dhënë rezultatet e dëshiruara.

 NGA 20 DERI 40 VJEÇ

Nivelet e ozonit stratosferik do të kthehen në nivelet e vitit 1980 kudo (përpara se vrima e ozonit të “diagnostifikohej”) rreth vitit 2040, me përjashtimin e vetëm të rajoneve polare, ku dëmi ishte më i gjerë dhe rikuperimi do të jetë pak më i ngadalshëm: Rimëkëmbja e plotë mbi Arktik nga 2045 dhe mbi Antarktidë deri në vitin 2066.

NESE POLITIKA DEGJON SHKENCEN

Hollimi i ozonit stratosferik u njoftua nga shkencëtarët britanikë të Antarktikut në maj 1985, duke ngritur një shqetësim që çoi, vetëm dy vjet më vonë, në nënshkrimin e Protokollit të Montrealit, një marrëveshje ndërkombëtare midis 46 vendeve për ndalimin e CFC-ve, komponimeve kimike të përdorura në atë kohë. si tretës dhe ftohës.

Pakti, i cili hyri në fuqi në 1989, u bë më vonë traktati i parë i Kombeve të Bashkuara që arriti ratifikimin universal, me angazhimin e 197 vendeve anëtare. Ligjërisht e detyrueshme, çoi në eliminimin e 99% të këtyre substancave, të cilat për dekada kishin gjetur përdorim si shtytës për aerosolet në kanaçe me sprucim dhe që përdoreshin në prodhimin e shkumave izoluese, kondicionerëve dhe frigoriferëve.

EFEKTI KOLATERAL

Edhe nëse vrima në shtresën e ozonit nuk është ndër shkaqet kryesore të krizës klimatike, përfundimi i prodhimit të CFC-ve ka pasur efekte pozitive në klimë, sepse këto substanca janë gjithashtu gazra të fuqishëm serë. Nëse përdorimi i tyre do të vazhdonte i pakontrolluar, ato do t’i kishin shtuar një shkallë të plotë Celsius ngrohjes globale që nga epoka para-industriale nga mesi i këtij shekulli.

Lexo edhe :  Gjermania në krizë për punëtorë! Sektorët më të prekura, shëndetësia dhe ndërtimi

SE BASHKË MUND TA BËJMË

Shembulli dhe rezultatet e Protokollit të Montrealit tregojnë se një përgjigje vendimtare, e shpejtë dhe globale ndaj një situate të rrezikshme për të ardhmen e njerëzimit mund të funksionojë: sipas shkencëtarëve, rikuperimi i ozonit stratosferik është një nga sukseset më të mëdha ekologjike në histori.

Kjo nuk do të thotë se rruga ka qenë gjithmonë e qetë. Në vitin 2018, një rritje në përdorimin e CFC-ve të ndaluara u identifikua (dhe u bllokua menjëherë) në një zonë të Kinës. Për më tepër, me kalimin e viteve CFC-të janë zëvendësuar nga një grup tjetër kimikatesh industriale, hidrofluorokarburet (HFC) të cilat më vonë rezultuan të jenë po aq problematike sa gazet serrë: ulja e prodhimit dhe konsumit të tyre u sanksionua në 2016 nga Amendamenti Kigali, një tjetër sukses i diplomacisë dhe sensit të përbashkët.

REPLIKONI SUKSESIN

I njëjti veprim global duhet të ndërmerret kundër emetimeve të CO2, por siç shpjegohet në Guardian ka dy grupe problemesh: i pari është se CO2 mbetet në atmosferë shumë më gjatë se CFC-të, të cilat zhduken në njëqind vjet. E dyta është se çdo aspekt i jetës moderne tani bazohet në përdorimin e lëndëve djegëse fosile: ndalimi i prodhimit të dioksidit të karbonit është një sfidë shumë më komplekse (por mbetet e vetmja rrugëdalje nga kriza klimatike).

RREZIQET E INXHINIERISË KLIMATIKE

Së fundi, dokumenti vlerëson efektet në ozonin stratosferik të propozimit për të injektuar miliona tonë aerosole reflektuese, si dioksidi i squfurit, në atmosferë për të shmangur rrezet e diellit dhe për të reduktuar ngrohjen globale. Një praktikë e gjeoinxhinierisë e hipotezuar nga shkencëtarët amerikanë, por shumë e diskutueshme, e cila do të përfundonte duke penguar ndjeshëm shërimin e vrimës së ozonit.

Burimi: fokus.it/ Përgatiti për botim: L.Veizi

Të fundit

Vota e diasporës/ PD: Edi Rama dhe PS kanë nisur operacionin kriminal për ta manipuluar

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Bardh Spahia në një deklaratë për mediat denoncon Partinë Socialiste se po përpiqet...

Doktrina “Trump”, studiuesi i marrdhënieve ndërkombëtare: Ja kush është “skifteri”

Studiuesi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani në një intervistë televizive tha se tashmë Amerika është në fazën e implementimit të doktrinës Trump. Ai tha se...

Asani në prag të sfidës ndaj Çekisë: Ia dalim, nëse luajmë me mentalitet fituesi

E gjithë vëmendja është e spostuar në Stadiumin Kombëtar, aty ku Shqipëria pret Çekinë në ndeshjen e vlefshme për Nations League. Pak më parë...

A do të rishihet “non grata” për Berishën? Zyrtarja e PD habit me përgjigjen

Anëtarja e Kryesisë së PD-së, Edit Harxhi, në një studio televizive tha se fitorja e Presidentit Donald Trump në zgjedhjet amerikane ka rezonuar në...

Fitorja e Trump, habit zyrtarja demokrate: Do rrëzohet rendi i ri botëror

Edit Harxhi, anëtare e Kryesisë së PD-së, në një studio televiziv ka komentuar zgjedhjet në SHBA dhe fitoren e Donald Trump, tha se kemi...

Lajme të tjera

Web TV