“Ne jemi në kondicioner, qytetarët në shi”/ Çupi debate te ‘Ligjet’ për termetin në Klos

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në komisionin e Ligjeve deputetja demokrate Dhurata Çupi, ngriti shqetësimin për situatën e banorëve të Klosit e Bulqizës të prekur nga tërmeti i fundit.

Çupi kërkoi që të diskutohet kjo situatë dhe të jepen të dhëna për situatën e tyre, pasi siç tha ajo janë me dhjetëra familje në qiell të hapur.

Çupi: Sot po bie shi, ne jemi në kondicioner këtu, por ata njerëz janë atje në shi dhe institucionet e qeverisë duhet të japin një raport të hollësishëm për situatën dhe për masat që po merren për këta qytetarë. E kemi detyrim ne si përfaqësues të tyre të ngremë zërin.

Bushka: A ka mundësi që të qetësohesh moj zonjë!

Aurora Mara, deputete e PS-së: Jemi sensitivë të gjithë ndaj këtij problemi. Është mbledhur shtabi i emergjencave Civile. Të gjithë kemi qenë në terren. Janë evakuuar të gjitha familjet që kanë pasur probleme.

Të fundit

Në gjendje të rëndë dhe e intubuar, 17-vjeçarja mbërrin te Spitali i Traumës

17-vjeçarja e cila u soll e plagosur nga familjarët në spitalin e Vlorës, ka mbërritur në spitalin e Traumës. Sipas...

Bardh Spahia: Trishtim dhe turp! Rama po ndëshkon Thethin pas 11 majit

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, ka komentuar në "News24" shembjet e ndërtimeve pa leje në Theth. Spahia tha se kemi të bëjmë me një...

Takimi me Bashkinë Tiranë, Rama ia lë mbledhjen në dorë Ballukut: Kam kritika

Tensioni duhet të jetë ndjerë në ajër në sallën e Hotel Tiranës, ku drejtues të Bashkisë së Tiranës ishin në përballjen e dytë me...

Policia Rrugore bën kërdinë, 3300 gjoba në një javë

Gjatë javës së kaluar, Policia Rrugore ka vendosur 3313 gjoba në të gjithë vendin për shkelje të ndryshme rrugore. Akset kombëtare u monitoruan me 2...

Erion Braçe: Formalizimi do rrisë çmimet, kam 6 vjet që flas dhe më kundërshtoni

Deputeti Erion Braçe ka reaguar lidhur me aksionin e ndërmarrë sot për goditjen e rasteve të tregtimit pa faturë të qumështit dhe bulmetit. Përmes...

Lajme të tjera

Web TV