Të vjetërit nuk e kishin gabim/ Ja pse s’duhet të bëni dush gjatë stuhive me rrufe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka disa mënyra për t’u mbrojtur nga rrufetë. Nëse jeni jashtë mos qëndroni poshtë një peme. Tashmë kemi mësuar se si të qëndrojmë larg rrufesë kur ndodhemi në qiell të hapur. Por ka dhe një “sekret” tjetër. Mos u lani nëse ka rrufe. Pse?

Uji dhe metali

Edhe pse gjasat për t’u goditur nga rrufeja janë shumë të vogla, gjatë një stuhie duhet të shmangim çdo kontakt me ujësjellësin dhe ujin e rrjedhshëm. Me fjalë të tjera, mos bëni kurrë dush, as mos lani enët. James Raëling, profesor i fizikës në Universitetin Nottingham Trent, e shpjegon këtë në një artikull të botuar në “The Conversation”.
“Nëse rrufeja godet një shtëpi, ajo mund të kalojë lehtësisht përmes sistemit hidraulik të një ndërtese, pasi tubat metalikë dhe uji (rreziku është më i vogël me ato plastike) janë përçues elektrikë. Dhe pikërisht në dush në banjën tonë janë të dyja materialet”, shpjegon ai.

Përçues elektrikë

Rrufeja mund të kalojë përmes sistemeve elektrike dhe sistemeve të marrjes së radios apo televizionit. Prandaj duhet shmangim përdorimin e çdo gjëje që është e lidhur me një prizë elektrike, kompjuter, TV, lavatriçe, lavastovilje, sobë. Të mbështetesh pas mureve të shtëpisë ose të shtrihesh në dysheme nuk është gjithashtu një ide e mirë. Betoni nuk është përçues, por mund të bëhet i tillë nëse është me armaturë apo përforcim metalik.

Të fundit

114 vite nga rënia në betejë, inaugurohet në Tuz varri monumental i heroit Dedë Gjon Ujka

Në 114-vjetorin e vdekjes së udhëheqësit të kryengritjes së Malësisë së Madhe, Dedë Gjon Ujka, që dha jetën në...

Vendimi për Noel Clarke është një fitore për gratë guximtare dhe për gazetarinë

Katharine Viner* Gjykata e Lartë ka vendosur në favor të Guardian pasi aktori dhe regjisori britanik paditi për shpifje për akuzat e sjelljes seksuale të...

Punonjësi vjedh xhiron e lokalit dhe arratiset, policia shpall në kërkim 20-vjeçarin

Punonjësi vjedh xhiron e lokalit në plazhin e Himarës dhe arratiset pa gjurmë. Denoncimi është bërë në Komisariat nga vetë menaxheri i subjektit, që ka...

Rrëfimet e dhimbshme të qytetarëve në Gaza, një kilogram domate kushton 30 dollarë

Uria katastrofike e shkaktuar nga bllokada e ndihmës ndihet më shumë nga të moshuarit, të rinjtë dhe të varfrit në Gaza. Në rrugët e mbipopulluara...

“Pse po pi cigare aty?”/ Zbulohet si nisi sherri me të shtëna armësh në Kombinat

Një konflikt i nisur për motive të dobëta mes fqinjëve në zonën e Kombinatit, Tiranë, ka degraduar deri në përdorimin e armëve të zjarrit,...

Lajme të tjera

Web TV