Mbanin të fshehur një pistoletë në magazinën e lokalit, në pranga babë e bir

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Babë e bir kanë rënë në prangat e policisë, pasi kishin fshehur një pistoletë në magazinën e lokalit të tyre në Tiranë.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit me inicialet M. H., 36 vjeç dhe S. H., 67 vjeç, banues në Tiranë.

NJOFTIMI I POLICISE

Finalizohet operacioni policor i koduar “Night”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje. Operacioni, i zhvilluar nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6.

Mbanin të fshehur një armë zjarri, në magazinën e lokalit të tyre, vihen në pranga 2 shtetas (babë e bir).

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe municion luftarak.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, se dy shtetas mbanin armë zjarri, në lokalin e tyre, në rrugën “Astrit Losha”, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Night”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit M. H., 36 vjeç dhe S. H., 67 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit në magazinën e lokalit të këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të fundit

I martuar dhe me fëmijë/ Habit Laert Vasili: Vjen e më thotë që është i yti, perlë…

I ftuar në “Live From Tirana” në Top Albania Radio, ka qenë aktori i njohur dhe njëkohësisht finalisti i...

“Uji i ftohtë” mbulohet nga inertet, banorët: Mbetjet janë hedhur qëllimisht

Një prej simboleve historike të Vlorës, i cili prej dekadash ka funksionuar, po shkon drejt mbylljes totale të tij. Burimi i ujit tek tuneli...

Islanda, Mali i Zi apo Shqipëria, cili shtet mund të anëtarësohet i pari në BE?

Në parashikimet se cili do të jetë shteti i radhës që do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, bastin mendojnë se e fitojnë ata që...

Rama: Do çmontohen çdo ditë platformat dhe strukturat pa leje

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh të qartë në lidhje me aksionin për lirimin e hapësirave publike në qytete, duke theksuar se ndërhyrjet...

Tarifat, goditje për prodhuesit e parfumeve në Francë

Kompania franceze Corania, nje biznes familjar 90-vjeçar po përballet me sfida të mëdha. Parfumeria, me bazë në Marsejë, është e shqetësuar pas vendosjes se tarifave...

Lajme të tjera

Web TV