U premtonte certifikata pronësie përkundrejt fitimit, arrestohet i riu nga Korça

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ri ka rënë në pranga në kuadër të operacionit të koduar “Pronësi e rreme”.  Policia e Korçës bën me dije se 27-vjeçari Ermal Çelanji, banues në Korçë dhe punonjës në një zyrë private konsulence, u arrestua pasi kryente falsifikim të dokumenteve.

Njoftimi:

DVP Korçë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Pronësia e rreme”.

Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, nën drejtimin e Prokurorisë së Korçës, për goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e mashtrimit dhe fushën e falsifikimit të dokumenteve.

Përfitonte shuma të konsiderueshme parash nga qytetarët, duke iu premtuar atyre se do t’i pajiste me certifikata pronësie, vihet në pranga një 27-vjeçar, punonjës në një zyrë private konsulence.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, finalizuan operacionin e koduar “Pronësia e rreme”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– E. Ç., 27 vjeç, banues në Korçë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, gjatë periudhës qershor-tetor 2022, duke shfrytëzuar pozicionin e tij të punës në një zyre private konsulence në fushën e pronësisë, ka përfituar shuma të konsiderueshme parash nga qytetarë të ndryshëm, duke i mashtruar ata me premtimin se do t’i pajiste me certifikata pronësie.

Vijon puna intensive për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të bashkëpunëtorëve të shtetasit E. Ç., në këtë veprimtari të paligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Fatlumi Edi Rama! Nuk ka opozitë, kështu që po e bën vetë opozitën

Edi Rama është në kushte aq komode në pushtet, saqë ka shumë kohë që bën edhe rolin e opozitarit....

Universitetet shqiptare po kthehen në objekte relike, flasin shifrat!

Universitetet publike po mbledhin më pak para nga tarifat që studentët paguajnë. Kjo për shkak të pakësimit të numrit të këtyre të fundi. Nga...

“Tentoi grusht shteti në 2016”, Donald Trump kërkon arrestimin e Barack Obamës

Në një seri postimesh të realizuara në mbrëmje vonë në llogarinë e tij në Truth Social, presidenti amerikan Donald Trump ka hedhur akuza të...

Probleme me sistemin IT, kompania ajrore amerikane ul në tokë të gjithë flotën e avionëve

Kompania ajrore amerikane Alaska Airlines njoftoi pezullimin e të gjitha fluturimeve të saj, si dhe të atyre të degës së saj Horizon Air, për...

Meta: Gjykatësit nuk janë të paanshëm, janë nën përgjimin e punonjësve anonim të BKH

Ish-Presidenti Ilir Meta vlerëson se asnjë gjykatës në Shqipëri nuk mund të jetë i paanshëm, për shkak se sipas tij janë të survejuar dhe të përgjuar...

Lajme të tjera

Web TV