Të përfshirë në tregtimin të lëndëve narkotike, arrestohen 3 shqiptarë në Itali (EMRAT)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar dhe dënuar në Brindisi të Italisë për tregtim të lëndëve narkotike. Të arrestuarit janë: Gentian Ceku 44 vjeç i dënuar me 12 vite burg, Artur Licaj 55 vjeç, i dënuar me 18 vite burg dhe Ergi Xhamia 26 vjeç, i dënuar me 12 vite, sipas mediave italiane.

Hetimet kanë nisur që në vitin 2018 nga njësia e policisë së Leçes. Në atë kohë ishin një çift shqiptarësh të përfshirë, të cilët konsideroheshin si organizatorë të shitjes së drogës.

Droga nga Holanda dhe Turqia kalonte përmes autobusëve dhe kamionëve për në Oriapër t’u dërguar më pas në të gjithë Pulia dhe në provincën e Reggio Calabria.

Shqiptarët janë të akuzuar për trafik ndërkombëtar të drogës, mbajtjes së armëve, shkelje dhe pastrimin e parave.

Autoritete italiane bëjnë me dije se nga kontrolli fizik në banesë u gjetën dhe u sekuestruan 57.526 kg kokainë, 200 gr heroinë, mbi 200 euro kesh, 2 pistoleta dhe një karikator, si dhe 2205 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm.

Të fundit

Arrestime për incidentin në Novi Sad në Serbi, Vuçiç mbledh Këshillin e Sigurisë

Këshilli i Sigurisë Kombëtare në Serbi do të mblidhet të shtunën në mesditë pas arrestimit të 11 personave –...

Ambasada Amerikane njofton për vizat: Kalimi i afatit mund të ndikojë përgjithmonë

Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar një njoftim lidhur me rëndësinë e përdorimit korrekt të vizave amerikane. Në postimin e saj në ‘Facebook’, Ambasada thekson...

1990 – Pushtimi i Kuvajtit nga Iraku dhe fillimi i Luftës së Gjirit

Mëngjesin e hershëm të 2 gushtit 1990, forcat e armatosura të Republikës së Irakut, të udhëhequra nga Saddam Husseini, pushtuan shtetin fqinj Kuvajt, një...

Rruga e Dukagjinit, Rama publikon pamjet nga punimet: Ndër segmentet më të rëndësishme

“Rruga e Dukagjinit apo aksi Prekal-Lotaj-Ndërlysaj, është një ndër segmentet me të rëndësishme të veriut të vendit, që lidh Shkodrën me Lekbibaj në Tropojë...

Hyn në fuqi ligji për bashkëpronësinë në pallate, masa dhe gjoba për shkelësit

Në një vend ku bashkëjetesa në pallate shpesh ka qenë burim konfliktesh, mungesë mirëkuptimi e mbi të gjitha paqartësish ligjore, qeveria ka hedhur një...

Lajme të tjera

Web TV