Mediat: Përplasja për ‘Kushtetuesen’, ‘Venecia’ i jep të drejtë Metës dhe jo mazhorancës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Disa media në Tiranë janë duke raportuar se në opinionin paraprak të Komisionit të Venecias mbi përplasjet për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, i është dhënë të drejtë qëndrimit të Presidentit të Republikës dhe jo mazhorancës socialiste.

Duke cituar këto media, në raportin e ‘Venecias’ theksohet se “veprimet e Presidentit janë në përputhje me një interpretim të arsyeshëm të Kushtetutës. Duke marrë parasysh interpretimin e nenit 179 të Kushtetutës, cituar më lart, veprimet e ndërmarra nga presidenti (dhe zyra e tij) janë në përputhje me interpretimin e arsyeshëm të Kushtetutës”.

Komisioni i Venecias deklaron se nuk ka asnjë bazë për shkarkimin e Ilir Metës nga pozita e Presidentit të Republikës.

Si mazhoranca e Edi Ramës, ashtu edhe Presidenca, iu drejtuan Komisionit të Venecias për çështjen e emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Meta përzgjodhi Marsida Xhaferllarin në gjykatën më të lartë të vendit, por mazhoranca pretendon se vendi i takon Arta Vorpsit.

Presidenti akuzon për një “grusht shteti” të mazhorancës për kapjen e Gjykatës Kushtetuese dhe për këtë arsye ka kallëzuar në SPAK, Etilda Gjonajn, ministre e Drejtësisë, si dhe Ardian Dvoranin, kreu i Këshillit të Emërimve në Drejtësi.

Mazhoranca nga ana tjetër hedh poshtë akuzat dhe pretendon se presidenti Meta po bën çdo përpjekje për penguar reformën në drejtësi dhe për të vonuar ngritjen e institucioneve.

Të fundit

Digjet Masserati në tunelin e Skërficës

Një automjet tip Masserati ka marrë flakë në afërsi të daljes së tunelit të Skërficës. Policia njofton se incidenti...

“I merrnin rrogën, e linin pa bukë”. Dalin dëshmitë për ngjarjen e Fierit

Dëshmitë e të afërmve, fqinjëve dhe kryeplakut të fshatit Frashër të Fierit, nxjerrin një tjetër anë të vrasjes makabre të babait nga vajza dhe...

Aksident i rëndë në Sarandë, 27-vjeçari transportohet me helikopter drejt Traumës

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Sarandës, në rrugën “Janaq Kumi”. Në ngjarje janë përfshirë një automjet dhe një...

Plazhet publike, Rama publikon pamjet nga Kepi i Rodonit: Ja ndryshimi

Prej disa javësh në vendin tonë vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike, pas urdhrit të Kryeministrit Edi Rama. Kreu i qeverisë ka publikuar...

Milani ndryshon pozicionin e Leaos? Allegri nuk e hedh poshtë

Gjatë konferencës për shtyp, në prag të ndeshjes kundër Liverpool-it, trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, foli edhe për Rafa Leao, i cili u provua...

Lajme të tjera

Web TV