Ç’ndodhi në Dibër? Gruaja piu helm pasi dhunës, burri i dehur tentoi ta…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 29-vjeçare ka tentuar t’i japë fund jetës, duke pirë lëndë helmuese, pas dhunës nga bashkëshorti i saj. Ngjarja në fjalë ndodhi në Dibër.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Behar Reçi, pasi pa gruan në atë gjendje, e cila ishte shtyrë drejt këtij akti pas dhunë psikologjike të 37-vjeçarit, tentoi ta çonte atë me makinë në spital.

Mësohet se në gjendje të dehur, Reçi ka dalë nga rruga me mjetin e tij, ndërsa ka qenë policia ajo që ka çuar në spital gruan e sëmurë. Ndërkohë 37-vjeçari u arrestua nga policia për veprat penale “Shkaktim i vetëvrasjes” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Ndërkohë, gruaja ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

NJOFTIMI I POLICISE

Ushtroi dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila konsumoi një sasi lënde helmuese duke rrezikuar jetën, 37-vjeçari në gjendje të dehur e transportoi me automjet bashkëshorten për në spital, por humbi kontrollin duke dalë nga rruga. Behet fjale per shtetasin Behar Reçi.

Policia ka vënë menjëherë në pranga 37-vjeçarin dhe ka transportuar për në spital bashkëshorten e tij, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Shkaktim i vetëvrasjes” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, i shtetasit B.R., 37 vjeç, banues në Dibër.

Ky shtetas në gjendje të dehur ushtroi dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij 29-vjeçare dhe për pasojë kjo e fundit konsumoi lëndë helmuese duke rrezikuar jetën.

Shtetasi B.R., duke transportuar me automjet bashkëshorten e tij për ndihmë mjekësore në spital, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti është përplasur me një mjet tjetër duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Lexo edhe :  Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Pas testit të alkoolit shtetasi B.R., ka rezultuar se drejtonte mjetin në gjendje të dehur i cili në përfundim të veprimeve të para hetimore u arrestua për veprat penale “Shkaktim i vetëvrasjes” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.

 

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV