Baba Mondi merr titullin “Qytetar Nderi” në Vlorë/ Mesazhi i fortë për shqiptarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryegjyshi Botëror i bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj i është dorëzuar sot titulli Qytetar Nderi” i qarkut Vlorë.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm figura të ndryshme të jetës publike. Gjatë fjalës së tij, Baba Mondi falenderoi  të gjithë ata që ishin të pranishëm, teksa përcolli edhe mesazhe për të gjithë të rinjt, të rejat dhe familjarët që po largohen nga vendi.

“Faleminderit për këtë ceremoni, për këtë ditë të shenjtë për mua, si një nga figurat kryesore të njerëzimit. Ndihem i privilegjuar dhe i respektuar. Falenderoj vëllezërit e mi që më mbështesin në çdo vështirësi, në këtë ditë kaq të veçantë shprehim përgëzimin e tyre, mirënjohjen e përgëzoj se zgjat përgjithmonë.

Ndihem i privilegjuar sot mes jush në marrjen e titullit Qytetar Nderi i Qarkut të Vlorës, një titull me peshë e përgjegjësi për detyrat që na presin në të ardhmen.

Kam një mesazh të shkurtër edhe për shqiptarët në këto ditë të vështira që po kalojmë: të mos e lënë këtë vend të bekuar që të parët tanë dhanë edhe jetën e tyre për ta mbajtur gjallë këtë komb. Shqiptarët kudo kanë dhënë dhe do japin, por më shumë do japin për vendin tonë, për të cilin ne duhet të japim atë që ka merituar” tha ai.

 

Të fundit

“Ku i kam fëmijët?” 78-vjeçari kthehet në jetë 30 minuta pasi u shpall i vdekur

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Tarquinia të Italisë, ku një burrë 78-vjeçar u rikthye në jetë, pak...

Bie në det helikopteri që po fikte zjarret, pilotët dalin me not

Një helikopter që ishte angazhuar në fikjen e zjarreve në zonën e Aspropyrgos në Greqi, bëri një ulje emergjente në det, në Gjirin e...

Lapaj e ftoi të hiqnin dorë të dy nga mandati, reagon Shabani

i është përgjigjur Adriatik Lapajt, i cili ditën e sotem nga selia e "Shqipëria Bëhet" e ftoi të dy bashkë të heqin dorë nga...

Rama publikon videon nga Thethi: Pas operacionit nga… kanceri

Disa ditë pas përfundimit të aksionit të IMT-së në Theth, ku u prishën ndërtimet e paligjshme, kryeministri Edi Rama ka postuar pasditen e sotme...

Vatër zjarri në Maliq, përfshihet nga flakët një sipërfaqe me shkurre

Një tjetër vatër zjarri është shfaqur në kodrat e fshatit Leminot të bashkisë së Maliqit. Forcave zjarrfikëse dhe të shërbimit pyjor kanë shkuar menjëherë në...

Lajme të tjera

Web TV