Erdogan kërcënon: Bllokim i anëtarësimit në NATO, shkak djegia e Kuranit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Suedia nuk duhet të presë mbështetjen e Turqisë për anëtarësim në NATO pas djegies së një kopje të Kuranit në një protestë në Stokholm, tha të hënën presidenti Rexhep Tajip Erdogan.

Politikani danezo-suedez i ekstremit të djathtë, Rasmus Paludan dogji një kopje të Kuranit gjatë një proteste të shtunën e kaluar pasdite para ambasadës turke në Stokholm.

Erdogan tha në një fjalim pas një takimi të kabinetit qeveritar, se “ata që lejojnë një blasfemi të tillë para ambasadës sonë nuk mund të presin më mbështetjen tonë për anëtarësimin e tyre në NATO”.

Erdogan kërcënon: Bllokim i anëtarësimit në NATO, shkak

Djegia e Kuranit nga ekstremisti Rasmus Paludan

“Nëse aq shumë i doni anëtarët e organizatave terroriste dhe armiqtë e islamit dhe i mbroni ata, atëherë ne ju këshillojmë të kërkoni mbështetjen e tyre për sigurinë e vendeve tuaja”, shtoi ai.

Qeveria suedeze u distancua nga veprimi, por iu referua lirisë së shprehjes që zbatohet në vendin nordik. “Liria e shprehjes është një pjesë themelore e demokracisë,” shkroi kryeministri Ulf Kristersson në “Twitter”, “Por ajo që është e ligjshme nuk është domosdoshmërisht e përshtatshme. Djegia e librave të shenjtë për shumë është një akt thellësisht mosrespektues,” shtoi ai.

Tweet-i i tij, të shtunën, ishte tepër vonë për të ndaluar Turqinë të anulonte një vizitë të planifikuar nga ministri suedez i Mbrojtjes Pal Jonson. Ankaraja ka thirrur edhe ambasadorin suedez, të cilit i ka dorëzuar një notë zyrtare në shenjë proteste.

Të dielën, dhjetëra protestues demonstruan para konsullatës suedeze në Stamboll, ku dogjën edhe një flamur të Suedisë. Ministri i Jashtëm suedez, Tobias Billstrom nuk pranoi të komentojë deklaratat e Erdoganit. Por tha, se “Suedia do të respektojë marrëveshjen që ekziston midis Suedisë, Finlandës dhe Turqisë në lidhje me anëtarësimin tonë në NATO”.

Lexo edhe :  Fenomeni norvegjez vendos dy rekorde botërore në atletikë

Pse Suedisë i duhet mbështetja e Turqisë

Erdogan kërcënon: Bllokim i anëtarësimit në NATO, shkak

Stamboll: Djegia e flamurit suedez

Suedia po përpiqet të bindë Turqinë që ta ratifikojë kërkesën e saj dhe të Finlandës për t’u anëtarësuar në NATO. Për anëtarësim në NATO kërkohet mbështetja e të gjitha vendeve anëtare. Turqia dhe Hungaria kanë qenë të vetmet pengesa, por kryeministri hungarez Viktor Orban ka premtuar se parlamenti i tij do të ratifikojë këto kërkesa muajin e ardhshëm. Turqia ka kërkuar më parë dorëzimin e aktivistëve kurdë që janë në Suedi.

Erdogani të hënën kritikoi përsëri Suedinë për lejimin e grupeve pro-kurde, duke përfshirë Partinë Punëtore Kurde (PKK), të mbajnë mitingje kundër Turqisë në këtë vend. PKK konsiderohet një grup terrorist në Turqi, Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara, por simbolet e saj nuk janë të ndaluara në Suedi. “Ju po lejoni organizatat terroriste të vrapojnë nëpër rrugët tuaja e më pas prisni mbështetjen tonë për hyrje në NATO. Kjo nuk do të ndodhë,” tha Erdogani.

Erdogan kërcënon: Bllokim i anëtarësimit në NATO, shkak

Ned Price

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Ned Price, tha se ata që janë përgjegjës për djegien e Kuranit mund ta kenë bërë këtë me qëllim, për të larguar mes vete dy partnerët tanë të ngushtë – Turqinë dhe Suedinë. Ata “mund të kenë bërë këtë me qëllim që të thellojnë mosmarrëveshjet në lidhje me pranimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO,” tha Price.

Ai e quajti incidentin “të neveritshëm” dhe “të poshtër”. Price nuk pranoi të komentojë pohimet se Turqia e ka mbyllur derën përgjithmonë për pranimin e Suedisë në NATO. “Në fund të fundit, ky është një vendim për të cilin duhet të dakordohen Finlanda dhe Suedia me Turqinë,” tha Price.

Të fundit

Mjekja Pediatre Dr Gjeorgjina Kuli Lito:Virozat te fëmijët ja këshillat për prindërit

Doktoreshë Gjeorgjina Kuli, Shefe e Shërbimit të Pediatrisë dha disa këshilla praktike për fëmijët. Ajo tha se produktet natyrale, kanë...

Marta Kos takim me liderët e Ballkanit Perëndimor, i pranishëm edhe kryeministri Rama

Komisionerja e BE për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos ka zhvilluar nje takim me lideret e Ballkanit Perëndimor në Mynih, ku po...

Butrint Imeri nuk heq dorë nga vajzat e famshme, bën publike lidhjen me modelen

Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, është përfolur së fundmi për një lidhje të mundshme me modelen turke. Dyshja është kapur mat në një...

“Burri më kërcënoi me thikë”,flet gruaja nga Korça:Erdhi i pirë, më mbrojti djali i vogël

Një grua nga Korça ka rrëfyer momentet e frikës që përjetoi pasi u kërcënua me thikë nga bashkëshorti i saj 57-vjeçar. Sipas saj, burri i...

I dërguari amerikan: Evropa nuk do të jetë pjesë e bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë

Evropa do të konsultohet, por përfundimisht do të përjashtohet, nga bisedimet e planifikuara të paqes midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës, ka zbuluar i dërguari...

Lajme të tjera

Web TV