Kapet në shtëpinë e barit, arrestohet ish-sportisti shqiptar në Britani (FOTO+EMRI)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ish-futbollist profesionist nga Shqipëria u kap duke punuar në një shtëpi të përshtatur për prodhimin e kanabisit pasi ky i fundit emigroi drejt Britanisë së Madhe ilegalisht. Kur policia ndërhyri në shtëpinë e përshtatur në një plantacion kanabisi ata zbuluan se e gjithë prona ishte dedikuar për prodhimin e drogës me bimët për të cilat kujdesej shtetasi shqiptar Elsion Koka.

Në total, policia gjeti 289 bimë me nivele të ndryshme pjekurie dhe një ekspert i drogave vlerësoi se rendimenti i mundshëm i bimëve mund të ishte deri në 24 kg me një vlerë në rrugë deri në 125,000 £. Gjatë ndërhyrjes në shtëpi ndodhej edhe i pandehuri Koka, i cili pasi u arrestua dhe u intervistua dhe nuk pranoi të flasë.

Gjykata e Swansea mori vesh se Koka i kishte paguar një bande kriminale një shumë “të konsiderueshme” parash për ta çuar atë në Mbretërinë e Bashkuar, me një pjesë të udhëtimit të kryer në bagazhin e një automjeti dhe kishte pritur që të gjente punë në ndërtim.

26-vjeçari, nga Stanley Terrace, Mount Pleasant, Swansea, pranoi se prodhonte kanabis. Ai nuk ka asnjë dënim të mëparshëm. Hywel Davies, duke zbutur, tha se i pandehuri kishte ardhur në MB për të fituar para për t’i dërguar në shtëpi familjes së tij në Shqipëri.

Gjatë mbrojtjes së Kokës, avokati i tij tregoi se i riu kishte qenë një futbollist profesionist për një periudhë dhe ishte një njeri me arsim të lartë me një diplomë Master në shkencat sportive. Sipas mediave britanike ai tha se duke pasur parasysh statusin e emigracionit të Kokës, një dënim ishte i pashmangshëm.

Të fundit

Trump shton presioni: Putin, afati yt është më 8 gusht

Donald Trump ka rritur presionin ndaj Rusisë dhe presidentit Vladimir Putin. Gjatë kthimit për në Uashington nga vizita 5...

“Serbia të njohë Kosovën!” Dy kongresistet i shkruajnë Trump: Zgjidhe!

Dy kongresiste amerikane, Claudia Tenney dhe Chrissy Houlahan u kanë dërguar një letër presidentit amerikan, ku propozojnë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Siç bënte...

Britania paralajmëroi njohjen e shtetit palestinez, reagon Izraeli

Izraeli ka kritikuar planet e Britanisë për të njohur shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në muajin shtator. Sipas mediave të huaja,...

Darwin Nunez po vjen në Serie A! Zbardhen tratativat

Objektivi i madh i Juventusit për sulmin është padyshim rikthimi i Randal Kolo Muani. Bardhezinjtë po punojnë për një transferim përfundimtar të sulmuesit francez....

671 mijë euro për deputetët në Kosovë edhe pse kanë zero punë!

Deputetët e Kuvendit të Kosovës tentuan pa sukses 54 herë të mbyllin seancën konstituive. Pavarësisht seancave çdo 48 orë dhe ndonjëherë më shpesh, puna...

Lajme të tjera

Web TV