133 vite nga Mësonjëtorja e parë shqipe, ja simbolika e 7 Marsit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

7 Marsi, i njohur ndryshe si ‘Dita Kombëtare e Mësuesve’, është një festë shumë e dashur për shqiptarët . Duke qenë tashmë pjesë e traditës, kjo festë kremtohet nga të gjithë shqiptarët, nxënësit në mbarë vendin, në shenjë vlerësimi të traditave më të mira të shkollës kombëtare shqipe, të figurës së nderuar të mësuesit si edukator i brezit të ri.

Më 7 mars, njihet si data e krijimit të Mësonjëtores së parë Shqipe në qytetin e Korçës, një qytet me tradita patriotike dhe mësimdashëse në juglindje të Shqipërisë.

Mësonjëtorja e parë u çel në 7 mars në 1887 në kushtet e pushtimit otoman, dhe ajo u krijua nga një grup rilindasish, ndërsa ishte e para shkollë fillore me një fizionomi të theksuar kombëtare dhe laike, ku të gjitha mësimet jepeshin në gjuhën shqipe.

Sipas dokumenteve të kohës, veprimtaria e kësaj shkolle përshkohej nga idetë patriotike, edukata e punës dhe dashuria për dije. Mësonjëtorja e parë shqipe u përkrah gjerësisht nga masat patriotike korçare dhe ato të mërgimit. Në këtë shkollë jepeshin lëndët, shkrim, këndim, gjuhë shqipe, gramatikë shqipe, histori e Shqipërisë, gjeografi, aritmetikë.

Drejtuesit e parë të shkollës qenë patriotët e Rilindjes sonë Kombëtare, Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, etj, ndërsa drejtor i parë i saj u zgjodh Petro Nini Luarasi, një nga figurat kryesore të kohës, veprimtar i Rilindjes Kombëtare shqiptare, publicist dhe pedagog.

Ai mëtoi mësimin e gjuhës shqipe në fshatra të ndryshme të Shqipërisë, hapi shkollën e parë shqipe në Ersekë dhe shkollat shqipe në krahinën e Kolonjës.

Një nga nismëtaret e krijimit të shkollës shqipe ishte edhe Parashqevi Qiriazi, atdhetare dhe veprimtare e shquar, e cila punoi për arsimimin e gruas shqiptare. Me botimin e librit të saj “Abetare për shkollat e para”, ajo zuri vend në historinë e shkollës shqiptare, si e para grua autore e teksteve shkollore.

Lexo edhe :  Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Mësonjëtorja e parë shqipe pati një jetë 15-vjeçare, ku përballoi pengesat dhe vështirësitë e nxjerra nga pushtuesit otomanë dhe sidomos kleri, që kërkonte ndalimin e përhapjes dhe mësimit të gjuhës shqipe.

Rëndësia e krijimit të kësaj shkolle qëndron në faktin se ajo institucionalizoi mësimin e gjuhës shqipe në Shqipëri dhe krijoi një plejadë njerëzish, të cilët u bënë më vonë veprimtarë të lëvizjes për çlirim kombëtar dhe shoqëror të vendit. Në përkujtim të krijimit të Mësonjëtores së parë shqipe me vendim të Qeverisë Shqiptare në vitin 1960 u vendos që 7 Marsi të njihet si “Dita Kombëtare e Mësuesve”./BW

 

Të fundit

Kodi i ri/ Juristët: Skandaloz, mund të jetë marrë nga vende si Turqia, ose Rusia!

Kush zyrtar abuzon me fondet e shtetit apo favorizon në tendera pa garë reale, mund t’ia hedhë pa u...

21 janari ishte krim shtetëror! 4 vrasjet me dashje, jo nga plumbat ‘qorr’

JAKIN MARENA - Nuk jemi tamam të qartë se çfarë e detyroi ish kryeministrin demokrat Sali Berisha që më në fund ta pranojë publikisht...

Ndahet nga jeta në moshën 95-vjeçare, Presidenti i parë postkomunist

Ish-presidenti i Rumanisë, Ion Iliescu, një nga figurat më me ndikim, por gjithashtu më kontroverse të periudhës postkomuniste të Rumanisë – ka vdekur në...

Greqi/ Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje!

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në Greqi. Ngjarja...

Uji ka kripë? Reagon Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë: “Shpifje”

Pas denoncimeve online mbi cilësinë e ujit të pijshëm “Lajthiza”, vjen reagimi nga Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë. Përmes një deklarate për shtyp, Bashkimi i Prodhuesve...

Lajme të tjera

Web TV