Çmontimi i bandës shqiptaro-italiane, Çuçi: Punë e kryer me profesionalizëm në çdo hallkë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka reaguar lidhur megaoperacionin të zhvilluar mes autoriteteve italiane në bashkëpunim me SPAK, policinë europiane Eurojust dhe Interpol, për goditjen e një rrjeti të trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali.

Përmes një postimi në “Facebook” Çuçi ka përgëzuar oficerët e përfshirë gjatë këtij operacioni, teksa më tej thekson se çmontimi i kësaj bande është një tjetër sukses i punës së Skuadrave të Përbashkëta Hetimore Shqipëri-Itali.

Ministri shton se vetëm gjatë dy viteve të fundit policitë e dy vendeve janë përfshirë në 𝟱𝟮 𝗦𝗸𝘂𝗮𝗱𝗿𝗮 𝘁𝗲̈ 𝗣𝗲̈𝗿𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝗲̈𝘁𝗮 𝗛𝗲𝘁𝗶𝗺𝗼𝗿𝗲, 𝗻𝗷𝗲̈ 𝗻𝘂𝗺𝗲̈𝗿 𝗿𝗲𝗸𝗼𝗿𝗱 𝗽𝗼 𝘁𝗮 𝗸𝗿𝗮𝗵𝗮𝘀𝗼𝗷𝗺𝗲̈ 𝗺𝗲 𝘃𝗲𝗻𝗱𝗲𝘁 𝗲 𝘁𝗷𝗲𝗿𝗮 𝗲𝘂𝗿𝗼𝗽𝗶𝗮𝗻𝗲.

Sipas Çuçit ky fakt dëshmon edhe njëherë besimin e lartë që ka sot Policia e Shtetit në sytë e partnerëve ndërkombëtarë dhe vendosmërinë për të goditur krimin

“Finalizimi i operacionit për goditjen e një grupi kriminal në fushën e narkotikëve që çoi në arrestimin dhe procedimin e dhjetëra personave brenda e jashtë vendit, është 𝗻𝗷𝗲̈ 𝘁𝗷𝗲𝘁𝗲̈𝗿 𝘀𝘂𝗸𝘀𝗲𝘀 𝗶 𝗽𝘂𝗻𝗲̈𝘀 𝘀𝗲̈ 𝗦𝗸𝘂𝗮𝗱𝗿𝗮𝘃𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗣𝗲̈𝗿𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝗲̈𝘁𝗮 𝗛𝗲𝘁𝗶𝗺𝗼𝗿𝗲 𝗦𝗵𝗾𝗶𝗽𝗲̈𝗿𝗶-𝗜𝘁𝗮𝗹𝗶.

Një punë e kryer mirë e me profesionalizëm të lartë në çdo hallkë. Vetëm në dy vitet e fundit policitë tona janë përfshirë në 𝟱𝟮 𝗦𝗸𝘂𝗮𝗱𝗿𝗮 𝘁𝗲̈ 𝗣𝗲̈𝗿𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝗲̈𝘁𝗮 𝗛𝗲𝘁𝗶𝗺𝗼𝗿𝗲, 𝗻𝗷𝗲̈ 𝗻𝘂𝗺𝗲̈𝗿 𝗿𝗲𝗸𝗼𝗿𝗱 𝗽𝗼 𝘁𝗮 𝗸𝗿𝗮𝗵𝗮𝘀𝗼𝗷𝗺𝗲̈ 𝗺𝗲 𝘃𝗲𝗻𝗱𝗲𝘁 𝗲 𝘁𝗷𝗲𝗿𝗮 𝗲𝘂𝗿𝗼𝗽𝗶𝗮𝗻𝗲.

Kjo dëshmon besimin e lartë që ka sot Policia e Shtetit në sytë e partnerëve ndërkombëtarë dhe vendosmërinë tonë për të goditur krimin. Përgëzime për Policinë e Shtetit, veçanërisht për efektivët që morën pjesë në këtë operacion, SPAK, Policinë dhe Prokurorinë italiane”, shkruan  Çuçi.

30 persona janë arrestuar gjatë një megaoperacioni të autoriteteve italiane në bashkëpunim me SPAK, policinë europiane Eurojust dhe Interpol, për goditjen e një rrjeti të trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali.

Lexo edhe :  Malta njeh Palestinën shtet

Hetimet për goditjen e këtij kgrupi kriminal nisën nga Eurojust dhe Europol në vitin 2019. Eurojust organizoi dy takime koordinuese, gjatë të cilave përfaqësues të autoriteteve të përfshira u mblodhën së bashku për të diskutuar rastin, për të shkëmbyer informacione dhe për të rënë dakord për hapat e mëtejshëm.

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV