E rëndë/ Gruaja shtatzënë dënohet me vdekje, zbulohet shkaku

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet iraniane kanë dhënë dënimin me vdekje për një grua shtatzënë me origjinë kurde, e akuzuar se i vuri zjarrin një fotografie të themeluesit të Republikës Islamike të Iranit, Ruhollah Khomeini .

Sipas mediave vendase, gruaja rrezikon një “ekzekutim të afërt”. Nga ana e saj, Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka bërë thirrje për “veprim urgjent” për të kundërshtuar vendimin. Në fillim të janarit, gjyqësori iranian dënoi me vdekje një djalë 18-vjeçar i akuzuar se kishte “drejtuar” trazirat në Iranin verior, në qytetin Nushahr.

Dënimi i ri kishte ardhur disa ditë pas atij të dhënë ndaj Mehdi Mohammadi Fard dhe Mohammad Boroghani, të rinj të moshës 18 dhe 19 vjeç të arrestuar në kuadër të protestave të vazhdueshme që kanë karakterizuar vendin që prej 17 shtatorit të kaluar, të cilat shpërthyen pas vdekjes së Mahsa Amini, vajzës kurde 22-vjeçare e cila vdiq pasi u arrestua nga Policia e Moralit.

Policia për shkeljen e kodit të veshjes kërkon që gratë të mbajnë mbulesë. Më 9 janar, tre persona të tjerë u dënuan me akuzat për vrasjen e tre anëtarëve të forcave të sigurisë gjatë protestave, duke e çuar numrin e përgjithshëm të individëve të dënuar me vdekje në lidhje me mobilizimin e dhunshëm në 17. Muajin e kaluar, Majidreza Rahnavard, 23 vjeç, u var në publik pasi u dënua nga një gjykatë në Mashhad (në Iranin verilindor) .

Të fundit

Gjikondi: Berisha nuk zhgënjen kurrë! Është njeriu më antishtet dhe antiligj në Shqipëri

Avokatja Brizida Gjikondi, e ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar çështjen gjyqësore ndaj Ervin Salianjit,...

1944 – Lufta Fino-Sovjetike, Finlanda fiton betejën e Tali-Ihantala

Në verën e vitit 1944, gjatë Luftës së Dytë Botërore, zhvillohet Beteja e Tali-Ihantala, e cila do të mbahej mend si përleshja më e...

Horoskopi ditor, 9 Korrik 2025

Dashi Saturni do iu ndihmoje t’i zgjidhni te gjitha problemet e jetës ne çift gjate kësaj dite dhe te jetoni me te qete. Nga ana...

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën në “Egnatia Arena” me islandezët...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Lajme të tjera

Web TV