Rama i vendosur: 4000 familje do marrin shtëpi falas, Shijaku do rindërtohet nga e para

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Rama tha se 4000 familje do të marrin shtëpinë e tyre, falas dhe do të gëzojnë vitin e ri në banesat e tyre të reja.

Deklarata e Ramës u bë në një dëgjesë publike për rindërtimin dhe planet e zhvillimit të Shijakut pas tërmetit të 26 nëntorit dhe mbledhjes së 1.15 miliardë euro fonde në Konferencën e Brukselit.

Gjithashtu, kryeministri theksoi se qyteti i Shijakut, për Ramën do të kthehet në një zonë potenciale ekonomike e turizmi falë rindërtimit.

‘Ata qe kanë humbur banesën individuale në zona rurale apo periferike do e kalojnë vitin e ri 2020-2021 nën çatinë e re dhe të bëjnë gëzuar në shtëpinë e re, ky është objektivi ynë. besojmë se 4000 familje padiskutim do të jenë me shtëpi të re.

Pastaj është pjesë tjetër e vogël që mbase mund të mbetet për një periudhë një mujore më gjatë, për apartamentet duhet pak më shumë kohë dhe pak më shumë durim, pasi këtu nuk bëhet fjalë për të rindërtuar më si më para.

Këto shtëpi janë falas dhe nuk do të paguan asnjë qindarkë. Çdo ëndërr që shesh me sy hapur po pate vullnetin për ti shuar nga pas do realizohet. Kështu thonin për Belshin kur thosha që do bëhet një qytet turistik, por dhe Shijaku do kthehet në një preferencë për  turistët.

Rindërtimi është një platformë edhe e zhvillimit ekonomik për të gjithë banorët, qytetin por dhe vendin, pasi një shumë e madhe kapitali do hyjë në buxhet dhe ekonominë e vendit. Kjo fal mbështetjes që na dhanë në Konferencën e Donatorëve.’ tha Rama

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV