Ndalohet burri në Rinas, i gjenden 42.300 euro në valixhe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një burrë është ndaluar nga Policia Kufitare e Rinasit pasi i janë gjetur në valixhe 42.300 euro të padeklaruara. Mësohet se gjatë kontrollit të bagazheve, shtetasit me iniciale “J.M”, i janë gjetur eurot dhe si pasojë po procedohet penalisht dhe ndiqet në gjendje të lirë.

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve të shtuara, në dalje kanë kaluar për kontroll të detajuar bagazhet e shtetasit J. M., 49 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit të bagazheve të këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar 42 300 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar, sipas përcaktimeve ligjore.

Në vijim të veprimeve shtetasi J. M., 59 vjeç, banues në Tiranë, u procedua penalisht dhe ndiqet në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Materialet i kanë kaluar për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të fundit

Romeo zgjidhet finalisti i parë i “BBVA 3”

Romeo Veshaj është finalisti i parë i “BBVA 3”, pas avantazhit që Egla mori si lidere e shtëpisë. Në...

Sot Pashkët ortodokse, ja urimi i kryeministrit Rama

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një urim për besimtarët ortodoksë, të cilët festojnë Pashkët. Përmes një mesazhi, kreu i qeverisë...

Sot Dita e Dëshmorëve, nderohen të rënët në luftë për atdheun

Sot është 5 maji, Dita e Dëshmorëve. Kjo datë është shumë e rëndësishme për shqiptarët, pasi kujtohen dhe nderohen trimat që luftuan për Shqipërinë...

Temperatura deri në 27 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

Dita e diel do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës përgjatë relieveve malore do të pasohen nga reshje shiu...

Rikthehet Tirana pa makina/Aktivitete në qendër të kryeqytetit! Ja si ndryshon qarkullimi

Bashkia e Tiranës rikthen “Tirana pa makina” nismë kjo e cila synon sensibilizimin e qytetarëve për një mjedis më të pastër, por edhe për...

Lajme të tjera

Web TV