Pothuajse një vit nga nisja e luftës në Ukrainë/ ALARMI: Moska po përgatit masakër…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Moska po përgatiti një ofensivë madhore në 24 shkurt, në përvjetorin e parë të agresionit të saj ndaj Ukrainës.

Saktësisht një vit pas nisjes së luftës, Rusia sipas Kievit zyrtar, po përgatitet të shpalosë të plotë zemëratën e saj e për këtë arsye, sipas zyrtarëve ukrainas, forcat e armatosura ruse janë duke testuar këto ditët e fundit kapacitetet mbrojtëse ukrainase pranë Zaporizhias.

Sekretari i Keshillit të Sigurisë Kombëtare të Ukrainës, Oleksii Danilov, u shpreh se objektivi i rusëve “është zgjerimi i kufijve të rajoneve lindore të marra prej tyre: Donetskut dhe Luhanskut.

Danilov parashikon muaj edhe më të vështirë për vendin, sepse Moska sipas tij, “do të intensifikojë ofensivën e saj, ndërsa Ukraina ende pret mbrërritjen e armatimeve moderne të premtuara së fundi nga aleatët”.

Si për dëshmuar se këto pretendime nuk janë edhe aq të pabaza, forcat ruse nisën sot një ofensivë të shumëfishtë në Donjeck dhe Luhansk. Bombardime të rënda ka pasur po kështu edhe në veri të vendit.

Lufta në Ukrainë filloi më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus Vladimir Putin vazhdon ta quajë atë një “operacion special ushtarak” për çmilitarizimin e Ukrainës. Si rezultat i konfliktit kanë humbur jetën me mijëra vetë, ndërsa miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Të fundit

Zjarr i madh në Kios të Greqisë, evakuuohen banorët

Një vatër zjarri është aktivizuar pasditen e kësaj të premte në rajonin Resta të Kios në Greqi. Nuk dihen ende...

7 persona kanë humbur jetën pas shembjes së një ure 130 metra të gjatë

Përpjekjet e shpëtimit vijonin sot në lumin Rapulo në veri të Bolivisë pas shembjes së papritur të një ure 130 metra të gjatë ku...

Dafina Zeqirit i zbulohet sekreti, në javët e para të shtatzënisë

Artistja e njohur nga Kosova, Dafina Zeqiri përflitet se është në pritje të ëmbël me partnerin e saj Kreshnik Gjergjin, të cilët këtë verë...

Operacioni “Nomada”, ja kush janë 26 të arrestuarit me urdhër të SPAK

Policia ka arrestuar 26 persona, nga 31 që ishin nën hetim, në kuadër të një operacioni të urdhëruar nga SPAK, kundër një grupi kriminal,...

“Ai argëtohej me tjetrën”/ Modelja tregon si zbuloi tradhtinë e futbollistit

Modelja e njohur, Zeta Theodoropoulou, ka zbuluar arsyen e ndarjes nga futbollisti grek, Panagiotis Tachtsidis me të cilin ishte martuar prej vitit 2016. Ajo ka...

Lajme të tjera

Web TV