Bushati ‘rrëfen’ mbi çështjen “McGonigal”: Duhet të jemi në një zë me SHBA-në

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati ka komentuar çështjen “McGonigal” që ka trazuar politikën shqiptare gjatë ditëve të fundit, ku opozita akuzon kryeministrin për korruptimin e ish-zyrtarit të FBI-së.

Në një intervistë për Panorama TV, Bushati tha se për këto akuza drejtuar kryeministrit Rama, nuk mund të reagojë ambasada amerikane. Kjo sepse sipas Bushatit, çështja i përket drejtësisë amerikane dhe deri më tani, nuk është provuar që të ketë lidhje “korruptive” me kreun e qeverisë shqiptare.

Duke folur për akuzat e opozitës, Bushati u shpreh se mazhoranca nuk duhet të fokusohet tek ta.

Ervin Bushati: Duhet një reformë në financat publike për të rritur progresivitetin. U la në mendimin tim në mes të rrugës. Duhet të rriten taksa për ata që kanë pozita dominuese në treg. Kjo është një këshillë për të përmirësuar punët. Unë si politikan, kam disa propozime që mendoj se e bëjnë më mirë Shqipërinë. Loja me opozitën, opozita në “Netflix”, e heqin fokusin nga punët e mazhorancës. Të gjithë të tjerat, e harxhojnë energjinë. Nëse qeveria nuk do merrej me këto shfokusimet opozitare, sot do kishim një temp tjetër dhe ritëm më të lartë pune. Nuk pretendojmë se kemi njeriun perfekt.

Ervin Kukeli: Lidhur me atë që thatë më sipër, që kemi të bëjmë me një rrjet spiunazhi. A kemi të bëjmë me një cënim të sigurisë tonë kombëtare?

Ervin Bushati: Aspak. Nuk e besoj. Duhet të jemi në një zë me SHBA. Të jemi në një zë edhe për amnistinë fiskal;e, nëse thonë bëhet ose jo, duhet të shkojmë sipas tyre. Nuk ka të bëjë me sigurinë e Shqipërisë. Ka të bëjë me institucionet amerikane. Që me zgjedhjen e zotit Trump në amerikë, ka pasur një tronditje të institucioneve amerikane.

Ervin Kukeli: Këto janë çështje shumë delikate, duhet të kishte një reagim të ambasadës amerikane?

Ervin Bushati: Për çështje të drejtësisë në amerikë, jo. Është një çështje e drejtësisë së Amerikës. Është një njeri që ia ka hedhur shtetit të vetë, familjes së tij. Në rastin më të mirë, ka rënë pre e kësaj loje që akoma mbetet për t[‘u provuar në gjykata që nuk ka qenë një lojë e mirë nga ky agjent. Është marrë vesh me të dy palët. Ka abuzuar me pushtetin dhe fuqinë që të jep ajo zona gri. Ka qenë një nga njerëzit që punonte në këtë zonën gri. Mendohet se ka abuzuar, dhe me këtë ia ka hedhur disa njerëzve. Shqipëria mund të ketë humbur nga marrëdhënia me këtë personazh, nëse e provon.

Të fundit

Igli Tare po dështon me Jasharin! Ylli shqiptar drejt kalimit në Gjermani

Lajme aspak të mira nga Zvicra për Milanin. Prej ditësh, kuqezinjtë po tentojnë të gjejnë gjuhën e përbashkët me...

3 stacione meteorologjike në Korçë në ndihmë të fermerëve

Në Korçë janë instaluar tre stacione moderne meteorologjike, të cilat synojnë të ndihmojnë fermerët duke sjellë një frymë të re në mënyrën e punës...

Gjykata e Kasacionit në Itali: Dyshime për marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët

Në një raport të gjatë mbi ndalimin e shtetasve të huaj, me fokus në protokollin Itali-Shqipëri, Gjykata e Kasacionit vë në dukje një sërë...

Funari, ‘Zvicra e vogël’ që po tërheq turistët në Elbasan. Mungojnë…

Vetëm pak kilometra larg nga Elbasani dhe Tirana, mes kodrave të gjelbra ndodhet Funari, një perlë e fshehur që po shndërrohet në një nga...

Frikë nga Trump, Gjermania dhe Italia duan ta kthejnë arin nga SHBA

Sipas një raporti të fundit të Financial Times, Gjermania dhe Italia zotërojnë respektivisht rezervat e dyta dhe të treta më të mëdha të arit...

Lajme të tjera

Web TV