Përqafime të ngrohta/ Rrëfimi i Ilirit dhe Sabianit pse patën qefmbetje mes tyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas shumë aludimeve rreth miqësisë së tyre, Sabiani dhe Iliri i kanë dhënë fund të gjithë pikëpyetjeve të ngritura.

Sabiani i ka bërë një surprizë mikut të tij mbrëmjen e sotme në “S’e Luan Topi”, ku gjatë intervistës së Ilirit me moderatoren Erjona Rusi, është paraqitur në skenë duke e habitur atë.

Ata sqaruan se s’ka pasur asnjë hatërmbetje konkrete mes tyre por largësia I ka distancuar disi. Megjithatë pavarësisht kësaj ata thanë se do të mbeten miq të mirë e të mbajnë në zemër njëri-tjetrin.

Sabiani: Jemi shumë pranë studios ku ne dolëm të përqafuar me fitoren tënde të madhe, dhe thashë të vij të përqafojë prapë vëllain tim.

Iliri: Ky takim do bëje namin, ma jep dorën, çkemi, kështu rrinim në atje dorë për dore. Deri nga maji jemi dëgjuar, pastaj ishte dasma që ky smë erdhi, se tha e di që Iliri s’do më vije në dasmën time e as unë spo i shkoj. Gjithsesi emrin e kishe aty.

Sabiani: Këtu nuk kemi ardhur për autokritikë. Njerëzit kur duhen shumë bëhen pak fanatikë dhe xhelozë për njëri-tjetrin.

Iliri: Nuk ka ndodhur asnjë gjë, nganjëherë një fjalë më shumë e më tepër sjellin ndonjë keqkuptim dhe njerëzit që i përcjellin dhe interpretojnë. Kjo ishte historia.

Sabiani: Unë Ilirit i them që ka qenë gjithmonë vëllai im, edhe më vëllanë nga nëna ndonjëherë zihem por Iliri e di pesë minutëshin tim dhe e di që e ka vuajtur pjesën që ne nuk kemi folur.

Iliri: E vërtetë është.

Të fundit

Greta Thunberg protestë në Tiranë për… Gazën

Aktivistja Greta Thunberg pritet të vijë sot në Tiranë për të protestuar për... Gazën. Protesta zhvillohet nga mbështetës të Palestinës...

BE hap sot rrugën për kapitullin e fundit të negociatave me vendin tonë

Ambasadorët e 27 vendeve anëtare të BE-së pritet që sot, më 23 korrik, të hapin dritën jeshile për vijimin e negociatave me vendin tonë...

KQZ ‘vulos’ sot fituesit e qarkut të Tiranës/ Kush do ta marrë mandatin e ‘Nismës’

Pas më shumë se dy muajsh nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kreu i KQZ  Ilirjan Celibashi do të shpëndajë sot mandatet për subjektet politike dhe...

Revista amerikane: Shqipëria mes destinacioneve më të mira evropiane për t’u vizituar

Nëse planifikoni të shkoni në Evropë këtë verë, por ende nuk keni vendosur plotësisht për një itinerar, ka të ngjarë që të habiteni me...

Zhvlerësimi i Euros thyen rekorde të reja këtë verë, pranë vlerës së 97.5 lekëve

Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut po thyen në ditët e fundit rekorde të reja historike. Sipas kursi zyrtar të këmbimit të Bankës së...

Lajme të tjera

Web TV