114-vjeçarja nuk merrte pension/ Drejtoresha e DRSSH: Rasti u dizinformua në media

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak ditë më parë, u bë publik rasti i nënë Qamile Marrës, 114 vjeç, familjarët e së cilës thanë se kanë pasur vështirësi për të marrë pensionin e saj të pleqërisë me pretendimin se i ka kaluar mosha. Drejtoresha e DRSSH në Berat, Engjëllushe Llane ka sqaruar për mediat, rastin në fjalë. Ajo tha se për personat mbi 100 vjeç, verifikohen regjistrat dhe më pas edhe kontakti fizik. Llane shtoi se në media është dizinformuar kjo çështje, pasi siç shpjegon ajo, pasi djali i të moshuarës ka sjell dokumenta që e ëma jeton, dhe pasi u bë verifikimi fizik, ëshë gjeneruar pensioni i saj.

Qarku i Beratit mbi 38 mijë pensionstë. Instituti i Sigurimeve bën pagesën e pensionistëve dhe verifikmet dhe saktësimet konform bazës ligjore dhe  përmes kontrolleve. Instituti i Sigurimeve Shoqërore bën verifikin e të gjithë pensionistëve mbi 100 vjeç, verifikohen regjistrat dhe kontaktimi fizik që kanë kaluar moshën 100 vjeç. Kjo sepse këta autorizojnë persona të afërm për tërheqjen e pensionit.

Në lidhje me rastin e zonjës, pensionistes 114 vjeçare, duhet tu informoj për dizinformimin që është bërë në disa media, sikur zonja Qamile nuk ka tërhequr pensionin ose për shkak të moshës nuk i është afruar mundëia e pagëses që nuk janë të verteta. Më datë 25 janar djali i saj ka sjell dokumenta që nëna e saj jeton, pasi bëmë edhe ne verifikimin prezent, më datë 26 gjeneruam pensionin e nënë Qamiles, dhe po në këtë datë u kemi bërë një telefonatë. Më datë 27 agjenti ka cuar pagën përfituese të pensionit“– deklaroi Llane.

Ishin familjarët e 114-vjeçares ato të cilët thanë se kanë pasur vështirësi për të marrë pensionin e saj të pleqërisë. Nusja e 114-vjeçares tregoi për gazetarët se vjehrra e saj nuk e kishte marrë pensionin sepse u kanë thënë që ka kaluar moshën dhe se duhen dokumente për të vërtetuar nëse e moshuara jeton ende.

Lexo edhe :  Deputetja e PS nën hetim pas arrestimit të kryebashkiakut/Gazetarja zbulon çfarë dyshohet

 

Të fundit

‘Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen’/ Trump zbulon planin e tij për Gazën

Presidenti Donald Trump deklaroi se palestinezët në Gazë nuk do të kenë të drejtën e kthimit sipas planit të...

Një milion dollarë për të deshifruar shkrimin enigmatik të Luginës së Indus

Një milion dollarë do të shpërblehen për këdo që mund të zgjidhë enigmën e shkrimit të Luginës së Indus, një nga misteret më të mëdha...

Richard Gere e quan Trump një njeri bullizues: Jemi në një vend shumë të errët në Amerikë

Ndërsa pranoi një çmim për arritje të jetës në Çmimet Goya në Spanjë, Richard Gere shfrytëzoi rastin për të shprehur shqetësimet e tij për...

‘Një martesë, një divorc, një funeral’/Komedia satirike premiere në Korçë

‘Një martesë, një divorc, një funeral’ është komedia satirike që u shfaq për 5 netë radhazi në sallën e tejmbushur të Teatrit të Korçës. Me...

Përparësitë e kopshteve vertikale nuk janë vetëm estetike, ato ulin temperaturën në qytet

Kopshtet vertikale janë një risi (relative) vitet e fundit, ato po shfaqen gjithnjë e më shpesh në lagjet e qytetit tonë dhe ata që...

Lajme të tjera

Web TV