Nënë e dy fëmijëve/ Del ekspertiza, çfarë e shkaktoi vdekjen e 34-vjeçares në Elbasan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

34-vjeçarja Etleva Çullhaj humbi jetën të hënën në maternitetin e Elbasanit pak orë pasi kishte abortuar një fëmijë.

Paraprakisht ekspertiza ka nxjerrë rezultat që vdekja e 34-vjeçares është shkaktuar si pasojë e tromboemboli, ose mpiksje gjaku.

Mjeku gjinekolog si dhe ai reanimator janë shoqëruar në polici por janë lënë të lirë pas ekspertizës.

Nënë e dy fëmijëve, 34-vjeçarja prej kohesh punonte në Elbasan ku merrte lokale të vogla me qira.

Trupi i 34-vjeçares është çuar në Baldushk të Tiranës pasi aty banonin prindërit e saj, ku edhe do t’i kryhet përcjellja për në banesën e fundit.

Policia më herët njoftoi se dy mjekët e spitalit të Elbasanit, Arben Paralloi dhe Behar Gjevori janë vënë nën hetim lidhur me vdekjen e 34-vjeçares.

Ata akuzohen për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.

Të fundit

5 aromat e shtëpisë që ju ndryshojnë gjendjen dhe humorin

Një aromë e mirë në shtëpi dhe ambientin ku ndërveprojmë çdo ditë, e bën hapësirën më të freskët dhe...

Rama mbledh sot drejtuesit e qarqeve, zbardhet arsyeja

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në selinë rozë kryesinë e PS dhe drejtuesit politikë të qarqeve.  Fokusi i këtij takimi janë zgjedhjet e ardhshme...

Koreja e Veriut teston një raketë gjatë vizitës së Blinkenit në Seul

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se Koreja e Veriut ka testuar një raketë gjatë vizitës së tij në Seul më 6 janar....

Julian Lennon: “Unë nuk jam pjesë e rrethit të brendshëm të Beatles – nuk kam qenë kurrë”

Muzikanti dhe fotografi në arratisjen nga hija e babait të tij, duke shkruar një kujtim me një ndryshim dhe pse ditët e tij të...

I barabartë me një rrokaqiell 80-katësh/ Ky është vinçi më i madh tokësor në botë

Quhet SGC-250 , por në botën e ndërtimit njihet si Big Carl që nga nëntori 2018, kur u përfundua pas 14 muajsh punë. Për çfarë bëhet fjalë? Flasim per...

Lajme të tjera

Web TV