Peleshi njofton shtim fondesh për emergjencat civile/ Po vjen edhe financimi italian

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, pas mbledhjes së qeverisë, ka detajuar një projektvendim të menduar si ndihmë ndaj pushtetit vendor në përballjen e emergjencave civile. “Projektvendimi parashikon një  fond rreth 2 milionë dollarë, pjesë e paketës 20 milionë dollarë për emergjencat civile në të gjithë vendin.”

Peleshi detajoi fondin total, i cili ndahet në tri pjesë. “Ky fond ndahet në një pjesë prej 10 milionë dollarë që janë shpallur për kërkesa mbi projekte nga bashkitë. Pjesa e dytë, me vlerë  8 milionë dollarë është transfertë direkte në buxhetin e bashkive, e kushtëzuar për investime në emergjencat civile dhe dëmshpërblime dhe fondi i tretë për të cilin po flasim, po detajohet dhe mundëson që ministria të alokojë brenda 2 ditëve sa herë evidenton një problematike emergjente, aty kur fondet e bashkive nuk mundësojnë ndërhyrje”.

Ministri i Mbrojtjes shtoi se fondet për emergjencat civile do të shtohen në vijim, edhe falë vendimit të qeverisë italiane.

“Këtë vit do të jetësohet financimi nga qeveria italiane prej 30 milionë euro, që do të mbështesë të gjithë sistemin, nga ai qendror dhe vendor, për menaxhimin e emergjencave civile”, ishin fjalët e tij.

 

Të fundit

Zjarret, dy “Black Hawk” nga Emiratet zbarkojnë në Shqipëri

Emiratet e Bashkuara Arabe (UAE) i vijnë në ndihmë Shqipërisë për situatën e paprecedentë të zjarreve këtë vit, me...

Ilir Meta mbetet në burg sepse “intimidon dëshmitarët”

Ish-presidenti Ilir Meta do të vijojë qëndrojë në qelitë e paraburgimit 313. Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme Erjon Çela rrëzoi kërkesën e Metës për...

Kuvendi i Kosovës pret aktgjykimin e plotë për të rifilluar seancën

Kuvendi i Kosovës do të rifillojë të mblidhet për konstituuimin e tij pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me...

“Liverpool po tallet me Bayernin, i shiti një lojtar të mbaruar”

Dietmar Hamann ka kritikuar Bayern Munich për blerjen e Luis Diaz, duke shtuar se Liverpooli po ‘qesh’ me marrëveshjen. Ish-mesfushori gjerman Hamann, i cili ka...

Gramsh e Delvinë, banorët largohen drejt zonave të sigurta

Narta është zona më e prekur nga zjarret. Banorët janë detyruar të largohen nga banesat e tyre. Bashkë me vete kanë marrë edhe bagëtitë...

Lajme të tjera

Web TV