“Situatën e Amosit nuk e kam përjetuar mirë”, Zenelaj flet për aktorin: I sugjerova që…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori i njohur Gentian Zenelaj ka dhënë së fundmi disa komente në lidhje me lojën e mikut të tij Amos Zaharia brenda shtëpisë së “Big BrotherVIP”.

I ftuar në “TAR”, Genti u shpreh se nuk e ka përjetuar dhe aq mirë situatën e Amosit për faktin se ka shumë energji negative dhe nuk i kanë pëlqyer disa skena në shtëpi.

Sipas tij, aktorin e njohin vetëm përmes ekranit dhe komentet negative të cilat ai shpesh herë merr në rrjet i duken të tepërta.

“Amoxhi është miku im, e thërrasim Amoxh me përkëdheli. Unë situatën e Amosit e kam përjetuar jo mirë, Unë e urrej ‘bad vibe’, atë energjinë negative. Nisa ta shikoj sepse ishte Amosi, Genti, Herioni dhe Olta pra disa aktorë por pati edhe disa skena që mua nuk më pëlqyen. “BBV” është një eksperiment ushtarak i bërë në Hollandë, që teston në njëfarë mënyre limitet e njerëzve. Kur humbet nocionin e kohës dhe realitetit është shumë e keqe. Lexoja komentet dhe pashë një dyndje te njerëzit me komente negative, Amosi mund të bëjë humor të zi por ka një mani njerëzish që shkojnë deri tek mallkimet, dhe më pas u distancova sepse kjo jep energji negative. Amosin nuk e kanë parë dhe e njohin vetëm nëpërmejet ekranit më duket pak dashakeqëse dhe e tepërt.

Erdhi na takoi dy ditë para se të futej i thashë mos u fut. Në mënyrë pragmatiste kishim projekte të lëna përgjysëm dhe nuk na bënte mirë që të largoheshe. Jam shmangur nga këto, ai është një djalë i lexuar, ka një humor të zi me nëntekst”- u shpreh Genti.

Ndër të tjera Genti tregoi se produksuioni ka futur shumë aktorë brenda dhe ata ende nuk e kanë gjetur ritmin e duhur. Sakaq ai theksoi se gjëja që e shtqetëson më së shumti për mikun e tij është “Post” BB, prëballja e tij me botën jashtë dhe si do ta përjetojë.

Lexo edhe :  Ndryshimi tronditës i Ariana Grandes, fansat në panik: Ajo po vdes

“Shoh një dëshirë shumë të madhe për të goditur. Aktorët janë natyra egocentrike dhe produksioni ka guxuar që të fusë brenda shumë aktorë. Një produksion i tillë i bën që të ulen në tokë. Atje nuk e di unë si do të isha. Me çfarë kuptoj unë aty duhet të jesh palë nuk mund të jesh neutral. Ata janë akoma në kërkim të akordit, duhet të gjesh ritmin. Më shqetëson ‘post’ Big Brother pra kur ai të dalë dhe të përballet me këtë situatën. Ne duhet të na heqësh komentet, nëse produksioni do t’i bëjë komentet off gjithçka do të jetë perfekt”– përfundoi ai.

Të fundit

Gabim radiofonik/ Si u bombardua manastiri më i madhi në botë për shkak të një keqkuptimi

Manastiri i Montecassino, i themeluar nga Benedikti i Norcias në 529, është më i madhi në botë për nga madhësia dhe...

VIDEO/ Tension mes pasagjerëve, avionët ushtarakë italianë shoqërojnë aeroplanin amerikan

Një avion i American Airlines, që udhëtonte nga Nju Jorku për në Nju Delhi, Indi, u ul në mënyrë të sigurt në Romë të...

Përleshje mes peshkatarëve në kufirin Etiopi-Kenia,13 viktima dhe 22 të zhdukur

Të paktën 13 persona janë vrarë dhe 22 janë zhdukur pas përleshjeve mes peshkatarëve nga Etiopia dhe Kenia . Sipas guvernatorit të qarkut Turkana të...

Trump ul kokën, Macron ngre zërin në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

Presidenti Donald Trump priti sot presidentin francez Emmanuel Macron në Shtëpinë e Bardhë për bisedime, në një moment pasigurie të thellë për të ardhmen...

“Fitorja ka një sekret!”/ Berisha: 11 maji, dita e funeralit politik të Ramës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ftuar në Syri Tv ka folur per zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Berisha tha se një nga...

Lajme të tjera

Web TV