Grabitet këngëtari i njohur/ Hajdutët i kërcënojnë familjen me armë, marrin para e bizhu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Orë frike për Roby Facchinetti. Këngëtari u sulmua dhe u grabit nga tre kriminelë të armatosur që hynë në shtëpinë e tij në Bergamo. Sipas TgCOM, Facchinetti ishte në shoqërinë e gruas së tij Giovanna dhe djalit Roberto. Të tre u kërcënuan me armë nga autorët, të cilëve u janë dorëzuar bizhuteritë, orët dhe ndoshta edhe paratë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës. Kriminelët hynë në orët e vona të mbrëmjes, me fytyrën të mbuluar me një kapuç. Të armatosur me pistoleta, ata kanë kërcënuar të pranishmit duke i detyruar, të hapin një kasafortë. Duket se të tre kanë lëvizur me mjeshtëri ekstreme në vilën e këngëtarit pasi nuk kanë lënë asnjë gjurmë pas.

“Një gjë vërtet e rëndë ka ndodhur dhe nuk mund të themi asgjë”, konfirmoi Giulia Facchinetti, vajza më e vogël. Familja kërkon konfidencialitet të plotë: “Ky nuk është thashethem”.

Facchinetti, së bashku me Dodi Battaglia, Red Canzian dhe Riccardo Fogli, do të jenë të ftuar në mbrëmjen e parë të Festivalit të Sanremos për një ribashkim te grupit ‘Pooh’.

 

Të fundit

Presion ndaj Trump, kërkesa e demokratëve në SHBA: Të publikohen dosjet Epstein

Demokratët në SHBA kanë ndërmarrë një hap të pazakontë për të detyruar ish-presidentin Donald Trump të publikojë dosjet e...

Parku Kombëtar i Vjosës/ Jo më depozitime mbetjesh buzë lumit

Në kuadër të projekteve për zhvillimin dhe mbrojtjen e Parkut Kombëtar të Vjosës, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, inspektoi sot punimet në...

“Turp që Flamur Noka është nr.2 i PD”/ Dash Sula nuk i kursen demokratët

Deputeti Dashnor Sula ishte i ftuar sot në një emision, ku foli për ndarjen e tij nga Partia Demokratike por dhe për zhvillimet brenda...

6 milionë USA për të gënjyer DASH, lobistët e Berishës: Hiqjani ‘non gratën’

Sali Berisha e ka përdorur kontratën e lobimit me vlerë 6 mln dollarë, të nënshkruar para zgjedhjeve të 11 majit, për të gënjyer Departamentin...

Ëndrra me të atin që e përndjek ende Edi Ramën, por që e bëri ministër

Rama ka pasur jo pak çaste të ulëta dhe kulminante në jetën e tij, të cilat e kanë shndërruar nga një figurë sportive, në...

Lajme të tjera

Web TV