E paskeni ditur gabim, ja se çfarë tregon studimi i fundit për kafen!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kafeja është një nga pijet më të konsumuara në mbarë botën dhe duket se ajo i bën mirë shëndetit.

Për këtë arsye, “El País” ka publikuar rezultatet e studimeve të ndryshme në të cilat është treguar se konsumimi i moderuar i kafesë ndikon në vdekshmërinë më të ulët dhe për rrjedhojë, zgjat jetëgjatësinë.

Ky është rasti i studimit të BMJ, ku pohohet se konsumimi i matur i kafesë është i sigurt, veçanërisht me 3 ose 4 filxhanë në ditë, gjë që do të kontribuonte në uljen e shfaqjes së patologjive si sëmundjet kardiovaskulare, lloje të ndryshme të kancerit ose gjendjet neurologjike.

Nga një grup specialistësh spanjollë, në bashkëpunim me Rrjetin e Qendrës së Kërkimeve Biomjekësore për Fiziopatologjinë e Obezitetit dhe Ushqyerjes (CIBEROBN), thuhet se pjesa më e madhe e sëmundjeve kronike ndodhin në moshat më të vjetra dhe pikërisht këtu kafeja mund të ketë më shumë efekt të dobishëm. Megjithatë, kafeja nuk është e mirë për të gjithë popullatën, pasi te gratë shtatzëna konsumimi i kafesë mund të lidhet me efekte të padëshiruara, si për shembull pesha e vogël e foshnjës në lindje ose rritja e rrezikut të frakturave në vetë gratë shtatzëna.

Ndërkohë, studimet nga Kina kanë dalë në përfundim se konsumimi i moderuar i kafesë, me ose pa sheqer, shoqërohej me një rrezik më të ulët të vdekjes. Kafeina krijon një varësi të rrezikshme. Aq e rrezikshme është kjo varësi sa Shoqata Amerikane e Psikiatrisë e ka cilësuar intoksikimin nga kafeina dhe heqjen dorë të saj si diagnozë të çrregullimeve mendore.

Me këtë nënkuptohet se njerëzit e intoksikuar nga kafeina ose ata që kanë hequr dorë prej saj, përjetojnë simptoma të ngjashme të çrregullimeve mendore. Një nga arsyet përse kafeina është kaq popullore është se ka efekt nxitës dhe stimulus. Në të vërtetë, njerëzit që nuk konsumojnë kurrë kafeinë janë më vigjilentë se ata që janë mësuar me kafeinën. Megjithatë, ajo që duhet kufizuar patjetër dhe ka nevojë për vëmendje është sheqeri që hedhim në kafe.

Të fundit

Thirrjet antishqiptare/ Vjosa Osmani: Shqetësuese mos reagimi i krerëve të lartë në Shkup

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas thirrjeve antishqiptare që ndodhën në ndeshjen e basketbollit të zhvilluar në...

Alarmoi Greqinë! 55-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në një rezervuar ujërash të zeza

Një 55-vjeçar shqiptar u gjet i vdekur në Greqi, sot më 4 gusht. Ai ishte zhdukur që prej mëngjesit, por disa orë më vonë...

Plani i qeverisë për strehimin, deri më 2028 jepen 15.5 mln euro! Ja politikat prioritare

Këshilli i Ministrave ka rishikuar edhe një herë Politikat Prioritare për 2026– 2028, duke përfshirë në listën Unike të Projekteve me Rëndësi Kombëtare sigurimin...

Shpërndahen mbi 27 mijë tekste për Diasporën/ Në 400 shkolla në botë mësohet gjuha shqipe

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale njofton se mbi 27 mijë tekste mësimore janë shpërndarë për nxënësit shqiptarë që...

Mos na çani tra*in tani, pse s’folët për Bardhin e Tabakun, që shanë 3 vjet demokratët?!

Myslim Murrizi ka reaguar pas disa “kritikave” në drejtim të drejtimit të PD-së dhe nevojës për ndryshim. Reagimi i Murrizit Nje kerkes publike per Z Ilir...

Lajme të tjera

Web TV