Vodhi 2000 € në shtëpinë ku punonte/ Si ra pastruesja në ‘kurthin’ e ngritur nga policia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zbardhet skema se si Elida Kodra u prangos nga policia në lidhje me vjedhjen e më shumë se 2 mijë eurove në banesën e një çifti të moshuarish.

Denoncimi nga pronarët është bërë 3 ditë më parë dhe ata kanë qenë të bindur se paratë ishin marrë nga pastruesja. Ditën që ajo u rikthye në banesë për të pastruar, policia i kishte përgatitur një rreng në bashkëpunim me pronarët.

Një sasi parash ishin vendosur në një vend dhe është mbajtur në mbikëqyrje derisa i ka futur sërish në çantë. Gjatë kontrollit i janë gjetur paratë dhe në dëshminë para policisë ka pranuar se ka qenë ajo autore e vjedhjes së valutave të ndryshme.

Në njoftimin zyrtar, policia bën me dije se gjatë javës së fundit, ajo ka vjedhur në banesën e ndodhur në rrugën “Vaso Pasha” 2000 euro, 300 dollarë dhe 35 000 lekë të rinj.

Gjatë kontrollit të çantës së shtetases në fjalë, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 840 euro, 600 dollarë dhe 40 900 lekë të rinj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV