Shisnin kokainë dhe kanabis, arrestohen tre të rinj në Korçë (EMRAT)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Finalizohet operacioni policor i koduar “Rrjeti”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, në qytetin e Korçës.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Korçës.

Shiste doza kokaine dhe kanabisi, në ambientet e lokalit në pronësi të tij, vihet në pranga 27-vjeçari. Në pranga edhe 2 bashkëpunëtorët e tij.

Procedohet në gjendje të lirë dhe 1 shtetas tjetër, për moskallëzim krimi.

Sekuestrohen sasi lënde të dyshuara narkotike kanabis dhe kokainë, të ndara në doza, gati për shitje.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së drogave të forta, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, finalizuan operacionin antidrogë të koduar “Rrjeti”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

R. A., 46 vjeç, N. K., 27 vjeç dhe V. Sh., 27 vjeç, banues në Korçë. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. K., 22 vjeç, banues në Korçë.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit R. A., në lagjen nr. 18, Korçë, i kanë gjetur atij një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis, të cilën dyshohet se ia kishte blerë shtetasit V. Sh., në lokalin e shtetasit N. K.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e këtij lokali, u gjetën sasi lënde të dyshuara narkotike kanabis dhe kokainë, të ndara në doza, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi A. K. ishte në dijeni të veprimtarisë kriminale që ushtrohej në këtë lokal, por nuk kishte kallëzuar krimin tek organet policore.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Të fundit

Zyrat ligjore ndërkombëtare publikojnë raportin: Veliaj, i ndaluar padrejtësisht nga SPAK

Dy zyrat ligjore Kasowitz LLP me seli në Nju Jork dhe Mishcon de Reya LLP me seli në Londër,...

Hapësira ajrore iraniane rihapet për fluturimet ndërkombëtare

Hapësira ajrore e Iranit është rihapur pjesërisht këtë të martë, pas armëpushimit të arritur me Izraelin, që i dha fund 12 ditëve përshkallëzimi ushtarak. Lajmi...

Urbani përplaset me makinën, bllokohet qarkullimi në Sarandë! Pasagjerët në panik

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në qytetin turistik të Sarandës, ku një autobus është përplasur me një automjet. Aksidenti ka bllokuar trafikun në...

Cila është padia që mori Flamur Noka nga punonjësi i burgut?

Flamur Noka do të përballet me gjykatën e posaçme pasi është paditur nga një punonjës I burgut të Peqinit për shpifje dhe ...

Ulet çmimi i naftës pas arritjes së armëpushimit Izrael-Iran

Çmimet e naftës janë ulur për gati 5 për qind të martën, pasi Izraeli është pajtuar për armëpushim me Iranin, për t’i dhënë fund...

Lajme të tjera

Web TV