I ftohti “ekstrem” pushton vendin, UKT del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tirana është përfshirë gjatë ditëve të fundit nga moti i ftohtë i karakterizuar nga temperatura mjaft të ulëta. Nisur nga kjo situatë, Ujësjellësi i Tiranës ka njoftuar qytetarët të marrin masa për mbrojtjen e sistemit të brendshëm ujësjellës.
Qytetarët që jetojnë në katet përdhese këshillohen që të mbulojnë ose të izolojnë tubacionet kur janë të ekspozuara me ambientin e jashtëm, për të siguruar një mbrojtje optimale.

Njoftimi i plotë

Një njoftim i rëndësishëm për qytetarët e Tiranës!! Temperaturat sa vijnë e po ulen çdo ditë e më shumë, ndaj marrja e disa masave parandaluese, na mbron përgjatë çdo vështirësie në familjet tona!

Ne duam tju japim disa këshilla, se si të kaloni sa më lehtë këto ditë të ftohta dimri!  UKT sugjeron për mbrojtjen e sistemit të brendshëm të rrjetit ujësjellës dhe ruajten e matësave të ujit, që:

Të tregojmë kujdes dhe kontroll ndaj tubacioneve/instalimeve brenda pronës tuaj, përfshirë këtu edhe ujëmatësit. (Të brendshëm ose të jashtëm), për shkak të kushteve atmosferike!

Në katet përdhese, ku tubacionet janë më të ekspozuara me ambientin jashtë dhe rrjedhjet janë më potenciale, lutemi të mbuloni apo izoloni ato, për një mbrojtje optimale!

Ne jemi në gatishmërinë tuaj, çdo ditë, në çdo orë! Ju lutem sinjalizohuni për çdo problematikë në numrin tonë 08004488 dhe në “Pikat UKT” pranë zonave tuaja të banimit. Së bashku përgjatë çdo vështirësie!

 

 

 

Të fundit

Qielli shqiptar është kthyer në rrugën e re të ekonomisë

Shqipëria, vendi i detit dhe maleve, po ndryshon lojën. Qielli mbi ne është kthyer në rrugën e re të...

Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë ka vendosur të ndalojë përkohësisht importin e deleve dhe dhive të gjalla nga Maqedonia e Veriut, pas...

Çfarë dihet për armët që Serbia ka ndaluar t’i eksportojë në Izrael?

Eksportet janë pezulluar, por nuk dihet se sa dhe çfarë është eksportuar. Ky konstatim i referohet vendimit të shpallur dy ditë më parë nga...

Florida, 29-vjeçari humb jetën pasi u godit nga rrufeja gjatë muajit të mjaltit

Muaji i mjaltit i një burri 29-vjeçar nga Kolorado përfundoi tragjikisht kur u godit nga rrufeja ndërsa ndodhej në plazhin New Smyrna në Florida. Jake...

Real Madrid ngel me gisht në gojë, “Kroos 2.0” preferon një skuadër tjetër

Angelo Stiller ka më shumë gjasa të transferohet te Bayern sesa te Real Madrid. Edhe pse klubi madrilen e konsideron si pasuesin e Toni...

Lajme të tjera

Web TV