Një aksident ka ndodhur sot pasdite në bulevardin Zhan D’Ark në Tiranë.
Një 23-vjeçar, duke udhëtuar me makinë ka përplasur një shtetase, e cila ende nuk është identifikuar nga policia.
Si pasojë e aksidentit, shtetasja është dërguar menjëherë në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Më datë 07.02.2023, në orën 16:00, në bulevardin Zhan D’Ark, shtetasi M. A., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një shtetase, ende të paidentifikuar, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.