Vuçiç konfirmon krizën në koalicionin qeverisës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, tha më 7 shkurt se ka pasur takime me udhëheqësin e Socialistëve serbë, Ivica Daçiç, dhe konfirmoi se marrëdhëniet mes dy partive janë në krizë.

Partia Përparimtare Serbe (SNS) e Vuçiçit dhe Partia Socialiste e Serbisë (SPS) e Daçiçit, që janë në koalicion qeveritar, hynë papritmas në marrëdhënie të paqëndrueshme.

Vuçiç tha për televizionin serb, Pink, se nuk mendon se zgjedhjet e reja janë zgjidhje, sepse siç tha ai “kemi shumë probleme për të zgjidhur”.

Ai shtoi se vendimet nuk do të merren brenda natës dhe se do të takohet me Daçiçin më 8 shkurt.

“Dhe a kam besim të plotë (në SPS-në)? Personalisht nuk kam, por nuk do ta bazoja këtë në marrëdhëniet personale. Vendi është më i rëndësishëm se marrëdhëniet personale. Por, tani e dimë se në kohë të vështira mund të mbështetemi vetëm në veten tonë”, tha ai.

Vuçiç ka përmendur gjithashtu se ekziston mundësia e krijimit të një shumice tjetër në Kuvend, pa specifikuar se kush do ta krijojë atë.

Kuvendi i Serbisë ka 250 deputetë. Prej tyre, 106 janë nga radhët e Partisë Përparimtare, ndërsa 23 nga Socialistët.

Nëse presidenti i Serbisë do të vendoste për ndryshime pa zgjedhje, kjo do të nënkuptonte një ofertë për partitë opozitare.

Por, kjo do të nënkuptonte edhe ndryshime në politikë dhe nuk është e sigurt se cila parti do ta pranonte ofertën e SNS-së.

Partitë opozitare që kanë hyrë në Parlamentin e Serbisë, janë të llojllojshme – nga pro-evropiane në të djathta.

Partnerët e koalicionit, SNS-ja dhe SPS-ja, kanë shkëmbyer edhe më herët kritika, duke çuar në spekulime për zgjedhje të parakohshme. Por, deri te ndarja nuk ka ardhur dhe aleanca mes tyre ka vazhduar pa ndërprerje që nga viti 2012.

Lexo edhe :  Putin paralajmëron Evropën kundër sabotimit të riafrimit SHBA-Rusi

Megjithatë, zgjedhjet e jashtëzakonshme nuk janë gjë e re për votuesit në Serbi, pasi ato janë mbajtur më 2014, 2016 dhe 2022.

Të fundit

Analiza e DW: Nga duhet të vijnë paratë për mbrojtjen e Evropës?

SHBA-ja paguan deri tani pjesën më të madhe të kostove të financimit të NATO-s, një aleancë ushtarake që bashkon...

Enkelejd Alibeaj tërhiqet nga rekursi për vulën e PD: Nuk kam më interes!

Enkelejd Alibeaj tërhiqet nga rekursi për vulën e PD në Gjykatën e Lartë. BalkanWeb zbardh shkresën e Alibeajt drejtuar Gjykatës ku parashtron edhe argumentet e...

Dhuna në Kuvend/ Tre deputete të plagosura, një prej tyre 8-muajshe shtatzënë

Detaje të reja dalin lidhur me kaosin që përfshiu ditën e sotme parlamentin serb, ku nuk mungoi edhe dhuna. Mediat në Serbi bëjnë me dije...

Tarifat “lëkundin” tregjet/ Dobësohet dollari, nafta ulet në 70 dollarë për fuçi

Tregjet globale ranë ndjeshëm pas nisjes së zbatimit të tarifave të Trump për Meksikën dhe Kanadanë, investitorët po përgatiten për ndikimin e tyre së...

Berisha mburret me koalicionin, por partitë e tij kanë vetëm një grusht votash

Në daljen e parë pas marrëveshjes së mesnatës, Berisha u përpoq ti binde demokratët se koalicioni i tij eshte vertete një Aleancë Madhështore. “Dhe unë...

Lajme të tjera

Web TV