Kallëzimet për vrasjet e “21 Janarit” nga Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dhe Partia Socialiste, do të verifikohen nga Prokuroria e Tiranës.
Prokuroria e Posaçme ka shpallur moskompetencë dhe kallëzimet e ka transferuar në Prokurori për hetime të mëtejshme.
Dy kallëzimet e reja të PS-së erdhën pas publikimit të audiopërgjimit në media, i cili ishte pronë e familjarëve të Aleks Nikës.
Kujtojmë që në SPAK PS dorëzoi kallëzim për ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrin e Brendshëm, Lulzim Bashën dhe ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi në kuadër të hetimit për dosjen e 21 janarit.
Prokuroria e Tiranës ka ende në dorë çështjen e Nikës, për të cilën po pritet përgjigje e predhës nga Italia.