Sulmi ndaj gazetarëve të Fiks Fare/ Begaj: Nuk duhet të tolerohet në shoqëri demokratike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për dhunën ndaj gazetarëve të një emisioni investigative në një fshat të Krujës duke thënë se organet ligjzbatuese duhet të ndjekin këtë rast sulmi të fjalës së lirë.

“Mësova me keqardhje për kërcënimin me armë, ndalimin dhe dhunimin e ushtruar ndaj grupit të xhirimit të emisionit “Fiks Fare”, gjatë kryerjes së misionit të tyre hulumtues e denoncues në fshatin Nikël të Krujës.
Shpreh indinjatën mbi këtë akt të rëndë të dhunimit të punonjësve të medias, si dhe mbështes emisionin “Fiks Fare” në misionin, guximin dhe profesionalizmin që ka treguar në denoncimin publik të fenomeneve korruptive dhe dukurive që shqetësojnë shoqërinë shqiptare.

 

Inkurajoj organet ligjzbatuese ta ndjekin me përgjegjshmëri të lartë këtë rast flagrant të dhunimit të fjalës së lirë. Kërcënimi i jetës së gazetarëve në ushtrimin e detyrës nuk duhet të tolerohet në një shoqëri demokratike!” – shkroi Begaj.

Të fundit

Shqipëria merr pjesë në një panair të turizmit në botë,Rama: Prezantojmë përvojat e reja

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga panairi Fitur në Madrid, ku këtë herë Shqipëria do të prezantojë turizmin...

Xumi eliminohet nga gara! Gjesti feston rikthimin e Eglit në shtëpi, e pret me përqafime

Xumi është banori që la shtëpinë e “Big Brother VIP”, duke hequr dorë nga gara për çmimin e madh. Në televotim me Eglin, publiku vendosi...

Ekziston një mënyrë për të mposhtur një kontroll të së djathtës ekstreme

Me kthimin e Trump në Shtëpinë e Bardhë, demokracia është në rrezik në të gjithë perëndimin. Reforma zgjedhore është mënyra më e mirë për...

Zjarri në resortin e skive në provincën Bolu, rritet numri i viktimave në 76

Një zjarr i madh në një hotel luksoz në një resortin e skive në Kartalkaya, në provincën Bolu, ka shkaktuar të paktën 76 viktima...

Këmbimi valutor 22 janar/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 94.3 lekë dhe do shitet me 95.5 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do...

Lajme të tjera

Web TV