Protesta e 11 shkurtit/ PD-Policisë: Do jenë 100 mijë qytetarë në protestë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike i dërgoi shkresë zyrtare Policisë së Tiranës ku i kërkon që të merren masat për zhvillimin e protestës që do të mbahet para kryeministrisë. PD theksoi se do jenë 80-100 mijë qytetarë të cilët do mblidhen në tre zona dhe më pas do bashkohen përballë kryeministrisë. Çfarë pritet të ndodhë në protestë, ku përcaktohet që nis në orën 12, por pa afat përfundimi.

Takimet mes kryeministrit Rama dhe ish-kreut të Kundrazbulimit në FBI Charls McGonigal, i arrestuar në SHBA për lidhje me oligarkët rusë dhe mitmarrje janë cilësuar nga PD si skandali më i madh i të gjithë kohërave. Me këtë kauzë kreu i PD-së Sali Berisha dhe ai i PL-së Ilir Meta kënë thirrur qytetarët në Tiranë në një protestë kombëtare duke kërkuar dorëheqjen e Ramës. Ditën e shtunë, bulavardi “Dëshmorët e Kombit” do të mbushët me mijëra qytetarë. Të paktën kjo duket nga shifra që Sali Berisha i ka bërë me dije policinë për të marrë masat. Deri në 100 mijë persona pritet të vijnë në Tiranë për të marshuar drejt kryeministrisë për të kërkuar dorëheqjen personale të Edi Ramës lidhur me çështjen e McGonigal. Partia Demokratike ka njoftuar Policinë e Tiranës për tubimin që do të mbahet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Në kërkesën e dërguar drejtorit Tonin Voci, nga sekretari organizativ Ervin Minarolli shkruhet se protesta do të nisë në orën 12:00 dhe pritet që të marrin pjesë nga 80 mijë deri në 100 mijë persona. Protestuesit fillimisht do të mblidhen tek selia e Partisë Demokratike, në sheshi “Skëndërbej” dhe atë “Nënë Tereza” dhe më pas do të zhvendosen para kryeministrisë. Kjo protestë u njoftua nga Berisha pasi në akt-akuzën amerikane për agjentin e FBI, Charles McGonigal përmendej se ai ka zhvilluar takim me kryeministrin Edi Rama.
Kauza e Berishës
Opozita e ka akuzuar kryeministrin Rama se ka paguar McGonigal për të shkatërruar PD, por nga ana tjetër kreu i qeverisë thotë se ka zhvilluar takim me agjentin në cilësinë e zyrtarit të FBI dhe se nuk ka asnjë lidhje me hetimin në SHBA. Ish-agjenti i lartë i FBI-së Charles McGonigal po përballet me dy akuza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një në Nju Jork dhe një në Uashington D.C., ku në rastin e parë akuzohet se ka ndihmuar Oleg Deripaska, një oligark rus nën sanksione, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Akuza tjetër lidhet me 2 shqiptarë, pasi zyrtari i lartë i FBI, po hetohet për marrjen 225 mijë dollarëve nga shqiptaro-amerikani Agron Neza, ish agjent shqiptar i inteligjencës, dhe mosdeklarim të tij, për të cilin ky i fundit pretendon se ia ka dhënë borxh.

Të fundit

Dy burra dhe një spektakël

Enver Robelli 288 milionë dollarë. Kaq para ia ka dhuruar Elon Musk ish-presidentit Donald Trump për ta bërë sërish president. Më 3...

Barazim me “peng” për Shqipërinë/ Mbyllet pa gola sfida me Serbinë në “Air Albania”

Shqipëria barazon pa gola ndaj Serbisë në “Arenën Kombëtare”, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Kuqezinjtë treguan dëshirë të madhe që në fillim,...

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

Në një ceremoni në selinë e Unionit Afrikan Bill Gates njoftoi se fondacioni i tij do të mbështesë masivisht projektet shëndetësore dhe bujqësore në...

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në stadiumin “Air Albania”, loja është...

Historia e burrit që kaloi 5 muaj në burg pa e ditur se liria kushtonte vetëm 2 dollarë

Një histori surreale nga Nju Jorku ka tronditur opinionin publik dhe ka ekspozuar një mangësi serioze në sistemin gjyqësor amerikan. Protagonist është Aitabdel Salem,...

Lajme të tjera

Web TV