Nga marsi me çmime të reja, pritet shtrenjtim në bare dhe restorante

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nuk ndalet rritja e çmimeve të kafes, pijeve në bare dhe ushqimit në restorante. Për 2022 çmimet e mallrave dhe shërbimeve në bare dhe restorante kanë pësuar rritjen më të lartë të shënuar në 6 vitet e fundit.

Indeksi i çmimeve të konsumit në bare dhe restorante për vitin 2022 është 5,4%. Indeksi vjetor i çmimeve të konsumit në këto struktura për 2022, sipas të dhënave më të fundit të INSTAT u rrit 12 herë se viti paraardhës. Krahasuar me indeksin vjetor të çmimeve të konsumit të 2017-s, rritja është 53 herë.

Rritja e fortë e çmimeve ka vijuar edhe për muajin janar 2023. Indeksi i çmimeve të konsumit në bare dhe restorante për janar 2023 është 5,7% nga 3% që ishte në janar 2022 (rritja 90%).

Shoqata e Bareve dhe Restoranteve pohoi me herët se shtrenjtimi i çmimeve është ndikuar, së pari nga rritja e lartë e tyre nga importi, kryesisht për mallrat si kafe, çaj  dhe produkte ushqimore dhe nga shtimi i kostos për shkak të mungesës së theksuar së fuqisë punëtorë.

Vendet e lira të punëtorisë, që sipas të dhënave të shoqatës arrijnë deri në 15,000 ka sjellë rritje të herëpashershme të pagave. Në sektor në 2019 sipas të dhënave të INSTAT ishin të punësuar 45,000 punonjës.

Shoqata e Bareve dhe Restoranteve paralajmëroi se nga muaji mars do të ketë rritje të fortë të çmimeve nga i gjithë sektori, për shkak të kostove të larta nga shtrenjtimi i çmimeve të importit të kafes apo çajeve.

“Deri tani çmimet e kafes në bare janë rritur tek-tuk 10 deri 20 lekë. Nga marsi parashikohet të ketë rritje të fortë të çmimeve. Importuesit e kafes, çajrave apo produkteve të tjera kanë paralajmëruar rritje të çmimeve 7-8% më shumë se vjet.

Lexo edhe :  Buxheti i shtetit ka rënie ritmi, në prill u arkëtuan 650 mln euro

Nga ana tjetër është edhe kostoja e lartë e rrogave të punonjësve. Rritja e pagave për shkak të mungesës së fuqisë punëtore është shumë e fortë. Krahasuar me vjet në sektorin e bareve dhe restoranteve nuk ka më paga të kamerierëve nën 50,000 lekë të dhe pastrueseve nën 40,000 lekë. E gjitha kjo kosto do të amortizohet të çmimet”, nënvizuan përfaqësues të Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve.

Në vend janë gjithsej 15,5 mijë bare, nga 22 mijë në vitin 2015, duke qenë aktiviteti i dytë më i preferuar në vend, pas biznesit të pakicës. Sipas të dhënave të regjistrit të bizneseve të INSTAT në vitin 2021 u mbyllën 854 aktivitete të shërbimeve të ushqimeve e pijeve, me rënie 5.2%./MONITOR

 

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV