“Shfaqja më e keqe në historinë e Super Bowl..”/ Trump sulmon Rihannën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tani nuk është më sekret që Donald Trump nuk është një fans i artistes së njohur Rihanna, ndaj ish-presidentit nuk i bëri aspak përshtypje performanca e këngëtares në pjesën e parë të Super Bowl të së dielës mes Kansas City Chiefs dhe Philadelphia Eagles.

Ndërsa pjesa më e madhe e botës u impresionua nga Rihanna dhe lista e saj e hiteve, pa përmendur faktin që ajo performoi shtatzënë, Trump nuk e shijoi shfaqjen fare.

Në platformën e tij “Truth Social”, Donald Trump shkroi:

DËSHTIM EPIK: Rihanna dha, pa diskutim, shfaqjen e vetme më të keqe të Halftime në historinë e Super Bowl. Kjo pasi ka fyer shumë më tepër se gjysmën e Kombit tonë, i cili tashmë është në rënim serioz, me gjuhën e saj të urryer dhe fyese. Gjithashtu, aq shumë për ‘Stilisten’ e saj!

Grindja mes Trump dhe Rihanna-s nisi, kur ai e akuzoi atë se nuk kishte “nuk kishte talent”, gjithashtu në Truth Social. Por, pse Donald Trump ka një inat kaq të madh me Rihannën dhe që kur ka nisur? Epo, ai vjen nga një pretendim i bërë nga ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë të Trump, Ronny Jackson, i cili pretendoi se Rihanna kishte pikturuar një mesazh që thoshte “f**k Donald Trump” në vitin 2020.

Marrëdhënia është e acaruar në të dy drejtimet, pasi edhe artistja nuk është mbështetëse e Trump, madje i ka kërkuar ekipit të tij të ndalojë përdorimin e muzikës së saj në mitingjet e tij disa vite më parë. Për Vogue në 2019 diva e muzikës tha se:

Qenia njerëzore më e sëmurë mendërisht në Amerikë tani duket të jetë presidenti. 

Nuk ka gjasa që Rihanna-s t’i interesojë se çfarë mendoi Trump për performancën e saj të së dielës mbrëma në Super Bowl, dhe se komentet e tij mund t’i japin asaj më shumë kënaqësi.

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV