Protesta e Berishës/ Deputeti demokrat: Ishte si me regji, mungon nervi qytetar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për deputetin Saimir Korreshi, në protestën e zhvilluar një ditë më parë nga Sali Berisha para Kuvendit, mungonte nervi qytetar.

Deputeti demokrat shprehet se protesta ishte si me regji dhe se në momentin që Sali Berisha u largua nga protesta, të gjithë qytetarët avulluan brenda pak sekondash.

‘Isha në protestën e 11 shkurtit! Shkoj në çdo protestë. Impenjimet e çdo opozitari janë atje ku demokratët janë. Unë do të shkoj gjithmonë. Kam qenë në çdo protestë. Do ishte më e udhës që protesta duhet të ekzistojnë por të lindin spontanisht dhe jo vetëm të organizuara. Pasi iku Berisha njerëzit u shpërndanë brenda pak sekondash gjithë turma,. Duket sikur është me regji dhe jo vetëm nervi i njerëzve. Përditë duhet të ketë protesta para kryeministrisë. I vetmi njeri që duhet të paraqitet në parlament është lartmadhnia e tij. Nuk duhet të ketë protestë nëse ai u përgjigjet deputetëve të opozitës. Ka frikë se gabon prandaj nuk del para deputetëve. Protesta ne duhet te kemi por duhet nervi qytetarë. Ne kemi kërkuar që nuk mund të kemi një shtet normal, nuk mund të vijohet më kalime ligji kur vet kryeji u shteti është i akuzuar për të minuar ekzistencën e opozitës. Të vijë kryeministri të raportojë të dëgjojë të dalë në interpelancën e tu përgjigjet pyetjeve.’- tha Korreshi.

Sa i takon, revolucionit që paralajmëron dyshja Berisha-Meta, për Korreshin, kjo është një fjalë e madhe e cila e frikshme që të përdoret në kohë demokracie. Sipas Korrëshit, të thuash s’ka zgjedhje me Edi Ramën, i bie të mos futesh në zgjedhje dhe kjo do të ishte një humbje e madhe për demokratët.

‘Fjala revolucion është një fjalë shumë e madhe, ne jemi anëtarë të NATO-s. Unë e gjykoj se revolucionin në kohë demokracie është e frikshëm të thuash pasi rikthejmë të kaluarën. Pse kemi ardhur këtë derexhe, janë shumë gabime që nga 2008. Të gjitha këto gabime na sillen në bumerang sot dhe nuk zhbëjmë dot situatën. Të thuash s’ka zgjedhje me Edi Ramën është e frikshëm që i bie mos të hysh në zgjedhje dhe kjo është humbje e madhe për demokratët. Pushteti të jep shpresën që opozita të rikthehet. Iku Luli e të vazhdojmë sërish nuk do të hyjmë në zgjedhje është një sipar i frikshëm për demokratët.’- u shpreh Korreshi.

Lexo edhe :  PD zyrtarizon kandidatin për Avokat të Popullit, ja cilin do të mbështesë

 

Të fundit

Vota e Diasporës/ PS feston numrin rekord të kërkesave për zgjedhjet

Kreu Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla, e njoftoi vetë këtë lajm me një video-postim në rrjetin social...

Francë, sulm terrorist, një viktimë dhe pesë policë të plagosur

Sulm më thikë në Francë. Ngjarja ka ndodhur në një treg në Mulhouse në Francë. Mediat e huaja raportojnë se sulmi ndodhur gjatë një...

“Populli im nuk ka frikë. Aleatët tanë janë më të frikësuar se ne”

Donald Trump është i interesuar vetëm të jetë në qendër të vëmendjes, por përdor fjalë pa kuptim. Për Ukrainën ai shpërndan shifra që nuk...

Hansi Flick kundërshton traditën e Barcelonës, drejtuesit e klubit nuk pajtohen me të

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, nuk po arrin ta kuptojë njërën prej traditave të hershme të klubit, sipas raportimeve nga Spanja.  Tekniku gjerman mori ‘frenat’...

Pse nuk duhet të alarmohemi nga zbulimi i Coronavirus-it të ri?

Batwoman është kthyer për të paralajmëruar botën, por është ende herët për t’u alarmuar. Shi Zhengli, virologia kineze e cila u bë e famshme me pseudonimin...

Lajme të tjera

Web TV