Protesta e Berishës/ Policia “blindon” hyrjen e Kuvendit, 1000 efektivë në gatishmëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa sot në orën 10:00 pritet të nisë protesta e opozitës, policia ka marrë masa në kuadër të ruajtjes së sigurisë.

Rreth 1000 efektivë policie janë në gatishmëri. Gjithë perimetri i godinës së seancave plenare do të jetë i rrethuar me uniforma blu, ndërsa në të gjithë zonën janë shtuar masat e sigurisë.

Në vijën e parë do të qëndrojnë forcat e rendit dhe të njësisë “Shqiponja”, ndërsa ato të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA do të jenë të dislokuara në pjesën e anësore të parlamentit.

Forca të shumta të policisë si dhe efektivë të Gardës janë dislokuar edhe në pjesën anësore nga krahu i “Pedonales” nga pritet të bëhet edhe hyrja e deputetëve. Policia do marrë masa edhe për bllokimin e rrugëve, ku rreth orës 09:30 do të ketë kufizime të qarkullimit në rrugën “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark” dhe kryqëzimi i rrugës së Elbasanit.

 

Të fundit

“Po marrim përsëri kryeqytetin tonë”, Trump dërgon Gardën Kombëtare në Uashington

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka marrë një vendim të rëndësishëm për të ardhmen e kryeqytetit, Uashingtonit. Ai...

Tre ditë para takimit Trump-Putin, liderët e BE deklaratë të përbashkët

Liderët e shteteve të BE-së kanë miratuar një deklaratë të hënën vonë, përmes së cilës theksojnë nevojën që ukrainasit të kenë lirinë për të vendosur...

Zjarret në Tiranë, nënkryetari: Kush kryen veprime të qëllimshme, përballet me ligjin

Flakët e zjarrit me përmasa të konsiderueshme prej disa ditësh kanë përfshirë fshatin Damian në njësinë administrative Vaqarr. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj...

Madonna i kërkon Papa Leos të vizitojë Gazën para se të jetë tepër vonë

Madonna i ka kërkuar Papa Leos të vizitojë Gazën në një mision humanitar për të ndihmuar fëmijët palestinezë që po vdesin nga uria ,...

Konsumatorët në rrezik/ Italia zhduk nga supermarketet brokolin e stilit napoletan

Masat u ndërmorën pas shqetësimit në rritje në lidhje me një kanaçe një kilogramëshe të destinuar kryesisht për industrinë e restoranteve dhe me origjinë...

Lajme të tjera

Web TV