Meta i “bindur” për fitoren në këshillat bashkiakë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i PL-së Ilir Meta tha dje se 1650 kandidatët e partisë që drejton do të arrijën rezultat pozitiv në zgjedhjet lokale të 14 majit.

 Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në fjalën e tij në mbledhjen me anëtarët e kryesisë, ka deklaruar se 14 maji do të jetë dita e një fitoreje spektakolare, ndërsa shtoi se duhet bërë një përzgjedhje e kujdesshme e kandidatëve për këshillat bashkiakë, në mënyrë që bashkitë t’i kthehen qytetarëve. Ai shtoi se sirenave të dëshpërimit të mazhorancës do i përgjigjemi me optimizmin e Partisë së Lirisë. “Dita e parë e kthimit të qyteteve e bashkive në duart e qytetarëve. Rikthimi i llogaridhënies është prioriteti ynë. 1650 kandidatë të Partisë së Lirisë për Këshilltarë që do ë garojnë për zgjedhjet e 14 majit. Të gjithë do të jemi të përgjegjshëm të zgjedhim njerëz të devotshëm që do të kthejnë në vepra konkrete kauzat e PL dhe do mbrojnë të drejtat e qytetarëve të nëpërkëmbura deri tani”, është shprehur Ilir Meta. Ai tha se për intersa personale kanë nxjerrë njerëz nga shtëpia për të ndërtuar pallate. “I kemi parë se si i nxjerrin me gaz nga shtëpitë që të ndërtohen kulla, apo se si fondet vidhen e përvetësohen. 14 maji një frymëmarrje e re. Ditët në vijim jam i bindur që intensiteti i bisedave me qytetarët do na çojë në një rezultat spektakolar në 14 maj. Sirenave të dëshpërimit do i përgjigjemi me optimizmin e Partisë së Lirisë. Ata që kanë zgjedhur si të vetmen rrugë intimidimin, janë në panikun e humbjes që i pret”, tha ai.

Parlamentarizimi

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta tha se PL është në një betejë të jashtëzakonshme për të vendosur parlamentarizmin në “shinat e duhura”, ndërsa shtoi se kjo forcë politike ka marrë përsipër shumë nisma ligjore, por se disa prej tyre janë bllokuar nga kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij. Kjo pasi sipas tij prioritet i tyre është integrimi i vendit në BE, që “bie ndesh me interesat e Rilindjes”. “PL betejë të jashtëzakonshme për të vendosur parlamentarizmin në shinat e duhura. Jemi forcë politike që ka paraqitur shumë nisma ligjore në interes të qytetarëve, sipërmarrësve, dhe shumë iniciativa të tjera të cilat mbahen të bllokuara nga banda e Rilindjes. Arsyeja dihet, PL si forcë e përkushtuar për integrimin  e vendit në BE, cenon interesat e Rilindjes, që vetëm integrimin nuk e ka prioritet, sepse e pengon për të arritur këto nivele të korrupsionit përmes bllokimit të llogaridhënies. Ndaj nuk është rastësi dhe vendimi i fundit që morën ministrat e financave të BE për të rikthyer Shqipërinë në monitorim, për sa i përket regjimit fiskal, për hapat pas që janë bërë, por dhe insistimit për amnistinë fiskale”, u shpreh ai.

Të fundit

E rëndë në Roskovec/ E zuri poshtë muri rrethues i banesës, humb jetën 4-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në Roskovec. Muri rrethues i një banese është...

Ceremoninë e përurimit të Papa Leoni XIV! Begaj takohet me Atin e Shenjtë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kryesoi delegacionin shqiptar që mori pjesë në Vatikan në ceremoninë e inaugurimit të Papa Leoni XIV, ku merrnin pjesë personalitete të...

Asgjësohen 625 bimë kanabisi në qarkun e Shkodrës, procedohen tre persona

Policia ka asgjësuar 625 bimë kanabisi në qarkun e Shkodrës. Gjatë operacionit policor të koduar “Koordinata”, në njësitë administrative Postribë dhe Rrethina, u zbuluan dhe...

Zbulohen dokumentet sekrete, pse filloi sulmi i 7 tetorit nga Hamasi ndaj Izraelit?

Udhëheqësit kryesorë të grupit palestinez Hamas nisën sulmin e tyre ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, me qëllim që të pengonin negociatat e paqes...

Samiti i IDU/ Berisha ndan fotot me kryeministrin belg: Biseduam për situatën në Shqipëri

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndarë në Facebook disa foto, të shkëputura nga pjesëmarrja në Samitin e Unionit Ndërkombëtar Demokratik. “Në Samitin e...

Lajme të tjera

Web TV