Vodhi 4 banesa brenda natës/ Kapet “skifteri” 24-vjeçar në Berat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vodhi gjatë natës së 17 shkurtit, në 4 banesa të ndryshme, vihet në pranga 24-vjeçari i dënuar më parë për të njëjtin krim.

Në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë dhe vënien në pranga të autorëve të tyre, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Episodet”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

-Andrea Zellorari, 24 vjeç, banues në Berat, i dënuar disa herë më parë, po për vjedhje.

Nga veprimet hetimore dhe provat e sekuestruara, rezultoi se 24-vjeçari është autor i 4 vjedhjeve të ndodhura gjatë natës së datës 17.02.2023. Ky shtetas vodhi shuma parash dhe sende të ndryshme, në 4 banesa në lagjen “30-vjetori”.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.

Burime policore bëjnë me dije se mekanizmi i përdorur nga 25-vjeçari për vjedhjen e banesave ishte hapja me kaçavidave e parvazeve duralumini të dritareve, nga ku ai hynte për të vjedhur gjatë natës. Të njëjtat burime konfirmojnë se policia po punon edhe për zbardhjen e disa vjedhjeve të tjera banesash, ku për shkak të mekanizmit të përdorur për të hyrë brenda,dyshohet se autor është Zerollari.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

 

Të fundit

Igli Tare po dështon me Jasharin! Ylli shqiptar drejt kalimit në Gjermani

Lajme aspak të mira nga Zvicra për Milanin. Prej ditësh, kuqezinjtë po tentojnë të gjejnë gjuhën e përbashkët me...

3 stacione meteorologjike në Korçë në ndihmë të fermerëve

Në Korçë janë instaluar tre stacione moderne meteorologjike, të cilat synojnë të ndihmojnë fermerët duke sjellë një frymë të re në mënyrën e punës...

Gjykata e Kasacionit në Itali: Dyshime për marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët

Në një raport të gjatë mbi ndalimin e shtetasve të huaj, me fokus në protokollin Itali-Shqipëri, Gjykata e Kasacionit vë në dukje një sërë...

Funari, ‘Zvicra e vogël’ që po tërheq turistët në Elbasan. Mungojnë…

Vetëm pak kilometra larg nga Elbasani dhe Tirana, mes kodrave të gjelbra ndodhet Funari, një perlë e fshehur që po shndërrohet në një nga...

Frikë nga Trump, Gjermania dhe Italia duan ta kthejnë arin nga SHBA

Sipas një raporti të fundit të Financial Times, Gjermania dhe Italia zotërojnë respektivisht rezervat e dyta dhe të treta më të mëdha të arit...

Lajme të tjera

Web TV