Berisha për PD e Bashës/ Në 9 vite partia u denervua. Duhet revolucion!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se gjatë drejtimit të Lulzim Bashës, Partia Demokratike Humbi nervin, humbën idealet e tyre, por thotë se tani është gati për të bërë ‘revolucion’.

Pse është më kritike? Nuk mund ta mohojmë se revolucioni ynë në vitin 1990 ishte zinxhir. Diktaturat ranë njëra pas tjetrës.

E vërteta ishte se për Shqipërinë ishin jo të paktë, po të shumtë ata që mendonin që të qëndrojë siç është, një muze i socializmit, një Kubë në Adriatik.  E thotë shumë bukur ish-ambasadori gjerman, Verner Daum. Thotë se qeveritë tona nuk ishin dakord që ët destabilizohej Shqipëria.

Në revolucionin tonë atëherë, ishte vetëm një ambasador që na erdhi, ai ishte ambasadori i republikës mike të Hungarisë. Sot ku jemi? Sot jemi në kushtet ku nuk kemi këtë kaskadë.

Por a kemi sot një narkoshtet apo një monokraci, një diktaturë krimi nga më të fuqishmet dhe më të rrezikshmet që ka njohur bota ndonjëherë?

Për fatin tonë, në 9 vite, PD u denervua, e humbi nervin. Dhe mos mendoni se e kemi fituar plotësisht akoma. PD ka nevojë të frymëzohet nga revolucioni i 90-ës.

Revolucionin sot do e fitojnë vetëm ata që i besojnë revolucionit të vitit 1990. Ku ishim në 90-ën? Ishim në grevë urie, në marshime, në qytete e fshatra për të çuar dritën e të vërtetës. Na gjuanin me gurë, na gjuanin me dru, por vazhduam rrugën tonë. Qëndruam 9 vite”, tha Berisha.

 

Të fundit

“TikTok rrjeti më i fuqishëm”/Eksperti i IT-së zbulon kush fshihet pas apliakcionit kinez

Tomi Kallanxhi, ekspert i IT-së foli mbi përdorimin e aplikacionit Tik Tok duke theksuar dhe se çfarë e bën...

E rëndë në Tiranë/ Kabina elektrike përfshihet nga flakët, humb jetën një person

Këtë të shtunë rreth orës 00:10, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rrugën e Kavajës në Tiranë. Sipas informacioneve, një kabinë elektrike ka marrë...

Rroftë Trump, poshtë Kushner!

Nga Skënder Minxhozi Kjo është vetëm njëra dilemat e mëdha që turbullojnë këto orë PD e sotme dhe kryetarin e saj. Të tjera dilema, nëse...

“E kanë kafen si lëng gështenjash”, Rama: Gjermania është bërë e vështirë për emigrantët

Dhurata dhe Sofo ishin të ftuarit e radhës të kryeministrit Edi Rama në podkastin “Flasim”. Ata kanë një agroturizëm në Tragjas të Vlorës. Mes diskutimeve...

Familja Trump rikthehet në Shtëpinë e Bardhë/ Ja çfarë roli do të marrë secili anëtar

Melania, Eric, Donald Jr., Ivanka dhe Barron, e gjithë familja Trump do të kthehet në Shtëpinë e Bardhë të hënën pas inaugurimit të Donald...

Lajme të tjera

Web TV