Parandalohet atentati në Elbasan/ Policia sekuestron kallashnikovë, fishekë dhe benzinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një atentat mafioz ka mundur të parandalohet në Elbasan, nga prokuroria e Elbasanit në bashkëpunim të ngushtë me drejtorinë vendore të policisë Elbasan mëngjesin e sotëm.

Burime për Report Tv bëjnë me dije pranë grupit hetimor se është mundur të lokalizohet një automjet tip Foristradë, e cila ka qenë e parkuar në zonën e quajtur ish-Konservimi, pranë stadiumit ‘Elbasan Arena’.

Po te njëjtat burime me thonë se dhjetëra forca policie kanë rrethuar makinën në bordin e të cilës janë sekuestruar dy armë të llojit kallashnikov, dhjetra fisheke, si dhe një shishe me lëndë ndjekëse, gati për atentat.

Në zonën ku është gjetur automjeti është banesa e Erion Alibej, i arrestuar tashmë nga policia.

Nuk dihen as personat dhe as shënjestra, ndërsa grupi hetimor ka sekuestruar disa kamera ne zone për te zbardhur ngjarjen.

Erion Alibej akuzohet për vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt.

Të fundit

1456 – Rrethimi i Beogradit: Kur Europa ndaloi Mehmetin II

Pas rënies së Kostandinopojës në 1453, Perandoria Osmane u shfaq si fuqia më kërcënuese për botën e krishterë në...

I nxehti afrikan mbërthen vendin tonë, temperaturat vijojnë të rriten

Kjo e martë do të sjellë sërish rritje të temperaturave, kjo si pasojë e të nxehtit afrikan. Temperaturat këtë mëngjes kanë shënuar 13 gradë Celsius,...

Kurti: Presim zgjidhje të ngërçit politik deri në fundjavë

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, edhe pse me nje rezultat ne dore nga votuesit qe pas zgjedhjeve...

Kush mund ta zëvendësojë Altin Dumanin? Klodiana Lala zbulon disa emra

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka folur për kandidatët potencialë për të zëvendësuar kreun e SPAK, Altin Dumani, të cilit...

E vërteta, apatia dhe cinizmi

Nga Ben Andoni Beteja e radhës ndaj informalitetit e ka treguar kryeministrin Rama si të papërballueshëm në aksionet e tij të befta. Bash në stinën...

Lajme të tjera

Web TV