“Zbërthehet” në burg Alda Klosi: Rozeta Dobi më vodhi 120 mijë euro, paratë e tjera…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të enjten e 16 shkurtit, oficerët e policisë gjyqësore zbarkuan në ambientet e burgut 325 për të marrë dëshminë e parë pas arrestimit të Alda Klosit, ish zyrtarja e Kryeministrisë, e cila po mbahet në paraburgim nën dyshimet për pastrim parash, fshehje pasurie dhe deklarimit të rremë para oficerit të policisë gjyqësore.

Ish zyrtarja e lartë e kryeministrisë ka vendosur t’i qëndrojë besnike versionit të saj të mëhershëm, se në shtëpinë e saj janë vjedhur 120 mijë euro 30 mijë dollarë dhe disa bizhuteri, ndërsa dyshimet thotë se i kishte të pastruesja Rozeta Dobi.

Burimet thanë se ajo iu tha hetuesve se paratë janë të xhaxhait të saj, përkundër kontradiktave që ka me rrëfimin e të vëllait. Ndërsa, këmbëngul se shuma prej 404 mijë eurosh dhe 8500 dollarë që u zbuluan në tubin e aspirimit në shtëpinë e pastrueses nuk i përket asaj, pasi nuk ka disponuar asnjëherë shuma të tilla.

Por, ndërkohë është pastruesja e cila rrëfen se paratë janë të ish zyrtares së lartë dhe se ja la ti ruante e në bashkëpunim me të inskenuan vjedhjen, me qëllim që Alda Klosi të akuzonte ish burrin e saj me të cilin kishte përplasje.

Dëshmitë e dy grave janë tërësisht të kundërta ndaj prokuroria ka thelluar hetimet, me qëllim që të mund të provojë se paratë i përkasin ish drejtoreshës së koncesioneve, si dhe të sqarojë rolin e pastrueses rozeta Dobi të djalit të saj, Havierit.

Nënë e bir vijojnë të mbahen në paraburgim nën dyshimet për akuzën e vjedhjes, ndërsa ish zyrtarja Klosi pritet të përballet të hënën me gjykatën e Apelit të Juridiksionit të përgjithshëm, ku synon një masë më te lehtë sigurie.

Të fundit

14-vjeçarja shqiptare bie nga ura 10 metra e lartë, ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqi, ku një 14-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në spital pasi ka rënë...

Apple ndryshon pozicionin e logos në iPhone 17 Pro?

Apple mund të ndryshojë diçka më tepër sesa vetëm dizajnin e kamerave në serinë e iPhone 17 Pro. Sipas burimeve të besueshme, si Majin Bu,...

Britania shënon rekord gjashtëmujorin e parë/20,000 emigrantë kaluan kanalin e La Manshit

Rreth 20,000 kërkues azili kanë kaluar Kanalin e La Manshit me anije të vogla që nga 1 janari dhe kanë mbërritur në Britani, duke...

Turqia hyn në Evropë, përfundon blerjen e Piaggio Aerospace italiane

Prodhuesi turk i dronëve Baykar ka njoftuar përfundimin e blerjes së kompanisë italiane të hapësirës ajrore Piaggio Aerospace, sipas një deklarate zyrtare nga Ministria...

13-vjeçari humb jetën nga helmimi me alkool, akuzohet trajneri i tij i futbollit

Oscar Omar Hernandez u pa i gjallë për herë të fundit më 28 mars, pasi doli nga shtëpia e tij në Sun Valley për...

Lajme të tjera

Web TV