Sistemi Zgjedhor/ Rudina Hajdari: PD-LSI premtuan ndryshimin, por nuk sollën asnjë propozim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkëkryetarja e Komisionit të Reformës Reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari ka bërë të ditur për mediat se PD dhe LSI nuk solli solli asnjë propozim për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Kryetarja e grupit parlamentar demokrat thotë se pavarësisht se shtynë mbledhjen e kaluar dhe trumbetuan ndryshimin e sistemit opozita jashtëparlamentare nuk e do ndryshimin e sistemit ndërkohë që nga ana tjetër PS është e hapur për ta diskutuar.

Hajdari thekson se opozita parlamentare është e vendosur në propozimet e veta që Listat e Hapura të jenë pjesë e Reformës Zgjedhore me apo pa ndryshime të Kushtutës.

Ndërkohë që javën e kaluar PD dhe LSI munguan dhe e shtynë dhe trumbetuan një ndryshim sistemi. Sot nuk thanë asgjë. Listat e hapura janë varianti më i mirë i mundshëm. Opozita jashtëparlamentare nuk duhet të ketë frikë nga qytetarët. Kjo opozitë jashtëparlamentare refuzon të mbrojë këtë ndryshim sistemi ndërkohë që PS është e hapur dhe lejon se si mund të procedojë në të ardhmen,
Do i shkojmë deri në fund kësaj çështje që Listat e Hapura të fuqizojnë qytetarët. Opozita jashtëparlamentare nuk duhet të ketë frikë. Opozita mos mbështesë iniciativën e PD për mos mbështetur ndryshimin e sistemit.
Opozita nuk do konkurrencë. Nuk mund të mbrojmë një sistem që fuqizon vetëm kryetarët e partive. S’mund të mbrojmë një sistem që kryetarët të bëhen të gjithëpushtetshëm.

Propozova që jam pro depolitizimit të administratës publike dhe partitë të kenë një rol vëzhguesi dhe të kenë të drejtë apelimi. Këto ishin dy pikat kryesore. Ekspertët u mandatuan që të shikonin këto. Ne kemi propozim edhe nëse nuk kërkohet ndryshimi i Kushtetutës atëhere kemi një propozim tjetër që Listat e Hapura të vendosen pa ndodhur ndryshime Kushtetuese.
Debati mbi ndryshimin e sistemit zgjedhor është qytetar pasi ka shkuar me 50 mijë firma. Nëse shkojmë tek debati që ka apo jo kohë atëhere kemi dy variantet për Kushtetutën.
”- tha Hajdari.

Të fundit

‘Gëzuar përvjetorin!’ Presidenti Trump dhe Melania, 20 vite martesë

Donald Trump dhe Melania Knauss festojnë 20 vjetorin e martesës së tyre, e cila u kurorëzua më 22 janar...

“Basha me parti të re”, gazetari zbulon lajmin: Është regjistruar në Gjykatë

Lulzim Basha do të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 majit nën logon e partisë së re “Demokratët euroatlantikë””. Lajmin e ka dhënë në...

“Vendosmëri absolute për ndryshim”, Këlliçi takohet me diasporën shqiptare në Nju Jork

Drejtuesi politik i PD për Tiranën Belind Këlliçi, ka publikuar në Facebook pamje nga takimet e tij me shqiptarët në Bronx, Nju Jork, SHBA. Këlliçi...

Diaspora/ Analisti: Të rinjtë sjellin ndryshim, ja cilat parti favorizohen prej tyre

Analisti Mentor Nazarko ka theksuar se personalizimi i votës në zgjedhjet e ardhshme mund të kufizojë ndikimin e kryetarëve të partive dhe të sjellë...

Livia flet për historinë e ‘tradhtisë’ së Mevlanit: Jam penduar…

Konkurrentja e Big Brother VIP4, Livia, ka folur për ish-partnerin e saj, Mevlanin, historia e të cilëve nisi që nga programi “Për’puthen”. Në një bisedë...

Lajme të tjera

Web TV