Shpërndante kanabis në doza, vihet në pranga 18-vjeçari në Korçë (EMRI)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është goditur një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza ku u vu në pranga një 18 vjeçar.

“U arrestua në flagrancë shtetasin N. M., 18 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, njofton policia.

Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, se ky shtetas ushtronte këtë aktivitet të paligjshëm, e kanë ndaluar atë, në lagjen nr. 10, Korçë.

Gjatë kontollit të ushtruar në automjetin e tij tip “Mercedes-Benz”, u gjetën 1 grirëse me mbetje të dyshuara narkotike kanabis, 1 peshore e vogël elektronike dhe 11 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Përplasen dy makina në Pogradec! Plagosen tre persona

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në rrugën që lidh qytetin e Pogradecit me fshatin turistik Tushemisht. Mësohet...

Çfarë po ndodh me Metën pas hekurave? Blushi: Masa represive, as avokati s’e takon dot

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar ashpër ndaj trajtimit të ish-Presidentit Ilir Meta në Institutin e Ekzekutimit të Vendimeve...

Kancelari Merz paralajmëron gjermanët: Nuk duhet ta marrim sigurinë tonë si të mirëqenë

Kancelari gjerman Friedrich Merz bëri thirrje për përpjekje më të mëdha mbrojtëse gjatë një vizite sot në Bundeswehr. Merz vuri në dukje luftën e...

“Le të vdesin”/ Emërimi i ministrit të ri nga Mistotakis shkakton polemika në Greqi

Qeveria greke ka zëvendësuar katër ministrat që të premten dhanë dorëheqjen si pasojë e skandalit për abuzimin me fondet e Bashkimit Europian për bujqësinë. Thanos...

Përfshihet nga zjarri zona naftëmbajtëse në Kuçovë, rrezikohen 5 puse nafte dhe banesat

Një zjarr ka rënë në zonën naftëmbajtëse në qytetin e Kuçovës. Zjarri, që u vërejt në kallamishtet e lagjes alarmoi banorët pasi në zonë...

Lajme të tjera

Web TV