Turqia në ethet e tërmetit, goditja e fundit ngjall panik, qytetaret vrapojnë të dalin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Momente paniku janë përjetuar sërish këtë mbrëmje në Hataj të Turqisë, ku u regjistrua një tjetër tërmet i fuqishëm pas atyre të dy javëve më parë.

Tërmeti me magnitudë 6.4 ballë ishte me epiqendër në Hataj, pranë kufirit të Turqisë dhe Sirisë, ndërsa lëkundjet e forta janë ndjerë edhe në zonat përreth.

Sipas mediave vendase, ka pasur të tjera shembje banesazh, të cilat kanë qenë dëmtuar më parë, ndërsa nuk dihet nëse ka të plagosur dhe viktima.

Por siç shihet nga pamjet, qyteraët, të cilët nuk kanë kaluar ende traumën e tërmeteve të mëparshme, janë frikësuar dhe i kanë përjetuar keq lëkundjet e sotme.

Njerëzit kanë vrapuar në rrugë dhe oborre duke u larguar nga banesat, e të tjerë janë munduar të qetësojnë të afërmit.

Autoritetet kanë nxjerrë ekipe patrullimi në terren për të parë nëse ka pasur pasoja në njerëz dhe kanë bërë thirrje që qytetarët të qëndrojnë larg objekteve.

Kujtojmë se lëkundjet vijojnë prej dy javësh, ndërkohë që tërmeti i mbrëmjes së sotme ishte më i forti pas atyre 7.7 dhe 7.9 të së hënës së 6 shkurtit.

Të fundit

Francë, sulm terrorist, një viktimë dhe pesë policë të plagosur

Sulm më thikë në Francë. Ngjarja ka ndodhur në një treg në Mulhouse në Francë. Mediat e huaja raportojnë...

“Populli im nuk ka frikë. Aleatët tanë janë më të frikësuar se ne”

Donald Trump është i interesuar vetëm të jetë në qendër të vëmendjes, por përdor fjalë pa kuptim. Për Ukrainën ai shpërndan shifra që nuk...

Hansi Flick kundërshton traditën e Barcelonës, drejtuesit e klubit nuk pajtohen me të

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, nuk po arrin ta kuptojë njërën prej traditave të hershme të klubit, sipas raportimeve nga Spanja.  Tekniku gjerman mori ‘frenat’...

Pse nuk duhet të alarmohemi nga zbulimi i Coronavirus-it të ri?

Batwoman është kthyer për të paralajmëruar botën, por është ende herët për t’u alarmuar. Shi Zhengli, virologia kineze e cila u bë e famshme me pseudonimin...

Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Një studim i ri ka zbuluar se malet mund të fshehin rezerva të mëdha të hidrogjenit të bardhë, duke rritur shpresat për një burim...

Lajme të tjera

Web TV