14 maji dhe fati i PD/ Celibashi: 3 marsi, vendimtar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga debatet aktualke është regjistrimi i Partisë Demokratike në zgjedhjet lokale të 14 majit, pasi ende nuk është dhënë vendimi për vulën.

Lidhur me këtë çështje ka folur pasditen e sotme Ilirjan Celibashi, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Celibashi tha në një dalje mediatike se PD është një e vetme, por diskutimi është vetëm për kreun.

“Ka vetëm një PD, diskutimi është për kreun. Regjistrimi i PD do të bëhet kur të kemi gati kërkesën. 6 marsi afati i fundit që PD të regjistrohet në KQZ”, u shpreh ai.

I pyetur se përse KQZ nuk merr parasysh vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri që njohu Kuvendin 11 dhjetorit, Celibashi tha se do të presë sa të merret një vendim për vulën dhe PD t’i drejtohet me kërkesë për regjistrimin në zgjedhje.

“Është e njejta përgjigje nga ana ime në lidhje me këtë çështje. Të presim ditën kur të kemi përpara një kërkesë nga PD. Në dijeninë e KQZ-së ka vetëm një PD. Dhe nuk mund të ketë dy parti politike të regjistruara si subjekt zgjedhor apo me emra të ngjashëm. Nuk ka kërkesë të Rithemelimit, të grupeve. Ka kërkesë të PD-së për tu regjistruar si subjekt zgjedhor”, theksoi kreu i KQZ-së.

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV