Çollaku shpërthen kundër Berishës: Protesta më 3 mars, presion ndaj Gjykatës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku tha se protestat e Berishës janë një luftë brenda llojit, jo kundër qeverisë.

I ftuar në një intervistë, Çollaku duke folur për protestën e 3 marsit të njoftuar më herët nga Sali Berisha, tha se është e qartë që është një mesazh dhe presion ndaj gjykatës.

“Data 3 mars do të përcaktojë se kush do të jetë PD-ja legjitime dhe kush do ta drejtojë me legjitimitet partinë. Ky është një verdikt normal gjykate dhe ky verdikt duhet pritur.

Pas tij mund të diskutohet bashkimi. Por, fakti se në datën 3 është thirrur një protestë është përdorimi më evident i kauzave opozitare për beteja brenda llojit. Kjo protestë është një presion ndaj gjykatës.

Kjo e dobëson efiçencën edhe në protestën kundër Ramës, pasi edhe njerëzit e kuptojnë që është një luftë brenda llojit, jo ndaj qeverisë. Pse të mos thirrej një protestë në datën 4 ku të gjithë bashkë mund të ishim kundër Ramës, sipas asaj që thuhet “, u shpreh Çollaku.

Të fundit

Risitë e Kodit Penal, burg për profilet false në Facebook dhe për parakalim të gabuar

Përdorimi i imazhit të një personi për të hapur një profil fals në rrjetet sociale do të konsiderohet si...

Po shuante flakët që i rrezikonin shtëpinë, 42-vjeçari pëson djegie të rënda në trup!

Një tjetër person është lënduar nga flakët e Delvinës teksa ishte angazhuar në shuarjen e zjarreve që kanë përfshirë disa fshatra të zonës. Apostol Zhupa...

Edhe Greqia nën pushtetin e flakëve, urdhërohet evakuimi mijëra banorëve!

Situata e zjarreve mbetet kritike edhe në vendin fqinj, Greqi. Flakët po përhapen në Atikë, Evia, Kythira dhe Mesinia, teksa autoritetet i janë drejtuar për...

Kodi i ri Penal apo kodi i ri banal?

Duke pare disa propozime “ ineresante” ne kete propozim u habita shum qe nuk e “ pasuruan” akoma me shum kete KOD me disa...

SPAK zbardh detajet/ “Sky ECC” dhe “Hawala”, si funksiononte grupi i 6 tonëve kokainë

SPAK ndau detaje të hetimit të një grupi kriminal të trafikimit të 6 tonëve kokainë, me vlerë tregu 411 milionë euro nga Amerika Latine...

Lajme të tjera

Web TV